Futboll Seria A Sport

PAS 8 VJETËSH LUAJNË SËRISH NË TORINO/ Tani Gattuso do Champions si… (VIDEO)

5 mars 2011… Milani luftonte për titull dhe duhej me patjetër të fitonte në Torino, në përballjen e prestigjit ndaj Juventusit. Bardhezinjtë, në anën tjetër, ishin pa objektiva, pasi në vend të tetë në renditje. “Zonja” ishte ende në kohën kur po tentonte të harronte Calcipoli-n dhe të ringrihej në renditje, duke synuar lart e më lart.

Në anën tjetër, kuqezinjtë e stërvitur nga Massimiliano Allegri, sot trajneri i Juventusit (çfarë koinçidence) ishin në garë për “Scudetton” bashkë me Interin dhe Napolin. Nga ai Milan, sot, ka mbetur vetëm një protagonist: Ignazio Abate. Të tjerët janë larguar, disa e kanë lënë, si Alessandro Nesta (trajner te Peruggia), Christian Abbiati, Marek Jankulovski, apo Van Bommel, trajner i PSV Eindhovenit dhe Cassano, që është tërhequr.

Në fushë janë ende Zlatan Ibrahimovic, Kevin Prince Boateng, Robinho, Thiago Silva, Flamini. Sigurisht, mungon një futbollist që atë kohë ishte në fushë me Milanin dhe sot është në stol po te Milani. E lamë për në fund pasi është protagonisti i historisë: Gennaro Gattuso.

Pikërisht nga këmbët e Rinos do të vinte goli i fitores në Torino, një goditje “e pistë” nga distanca. Nga ai Juventus kanë mbetur Chiellini dhe Barzagli në ditët e sotme. Ajo fitore 1-0, kur quhej ende “Delle Alpi” dhe jo “Allianz Stadium”, është e fundit për Milanin në Torino (nuk quhet fitorja në Kupë Italie 1-2, pasi ndeshja shkoi në shtesë dhe aty barazoi Juventusi me Vucinic).

6 prill 2019… Kanë kaluar 8 vjet nga ajo ditë dhe Milani do të luajë sërish në Torino, por këtë herë Gattuso nuk mund të shënojë, pasi është në stol. Juventusi është shkëputur në garën për titull dhe luan i qetë, pa presion. Milani, këtë herë, objektiv ka të kthehet në Champions League, pasi mungon prej gati 6 vitesh. Shumë, për një klub me shtatë Champions.

Related posts

MERKATOJA E VERËS DREJT FUNDIT/ Milan kërkon të bëjë një shkëmbim lojtarësh me klubin…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Tottenham gati 52 milionë euro për sulmuesin e Betis…

Delo.autor

BABA I 50 FËMIJËVE/ Zv.president i vendit dhe kërkohet nga Interpoli, debuton në futboll në moshën 60-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment