Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME FLAMURTARIN/ Trajneri Ahmetaj: Kanë bërë një punë kolosale, duhet të…

Trajneri i Luftëtarit, Juljan Ahmataj, foli pas barazimit në Vlorë ndaj Flamurtarit ku u shpreh:

Barazim karakteri…

Ndeshje shumë e vështirë. Një skuadër që vjen nga fitoret të ve në vështirësi. Punuam gjatë gjithë javës. Mëritë kryesore e kanë djemtë. Kanë bërë një punë kolosale. Të japin shumë shpresë edhe lojtarët e rinj. Golin nuk duhet ta pësonim. E rëndësishme është që morëm një pikë. Mund të na takonte më shumë. Por, duhet të pranojmë rezultatin.

Sa pranë objektivit iu çon kjo pikë?

Jemi 7 pikë larg vendit të parafundit. Duhet të punojmë çdo ndeshje. Asnjë gjë s’ka mbaruar. Çdo ndeshje është e vështirë. Duhet t’i menaxhojmë situatat. Na duhen energji në momentet e fundit, kur skuadrat bien nga fiziku.

Pasiguria e portierit…

Duhet të arrijmë objektivin. Janë drejtuesit ata që e bëjnë skuadrën. Nuk e kam bërë unë skuadrën. Unë ashtu e gjeta. Si Bakaj  dhe Ruçi i kanë dhënë shumë skuadrës. Gabimet në futboll ndodhin. Nuk duhet ta rëndojmë portierin, nuk ka njeri që s’gabon.

Aktivizimi i lojtarëve të rinj. Mendoni se do e përballojnë presionin?

Nuk transmetoj presion te skuadra. Kemi qenë në situata më të vështira, nuk e kam vënë asnjëherë skuadrën në presion. Jam unë ai që jap përgjegjësi për rezultatet dhe performancën.

Sa i druheshit Flamurtarit?

Është një ekuilibër taktik që ne e kemi ruajtur shumë. Ishim të ekuilibruar pavarësisht se morëm gol dhe ndryshuam skemën. Është një sjellje e nivelit të lartë. Niveli është shumë i lartë në kualitet.

Related posts

Lazio dedikim special për Strakoshën: “Nuk ka frikë nga asgjë dhe di gjithmonë ku të vendoset mes dy shtyllave”

Q.Autor

NDIZET ALARMI TEK PARTIZANI/ Mesfushori vlonjat në dyshim për derbin, probleme edhe për…

Delo.autor

ZBULON “VESIN” E YLLIT HAALAND/ Rangnick: Është një nga të preferuarit e mi. Në makinë…

Delo.autor

Leave a Comment