Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Allegri pranë rikthimit në stolin e klubit të…

Massimiliano Allegri mund të rikthehet në stolin e Milanit sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Tuttosport”, që shprehet se mund të kemi një rikthim të bujshëm të trajnerit në stolin e skuadrës kuqezi, ku do të zëvendësojë Gennaro Gattuso (asokohe e ka patur lojtar te kuqezinjtë).

Allegri (sot zhvillon ndeshjen e fundit me Juventusin) e ka drejtuar edhe më parë Milanin, në sezonet 2010-2014, duke fituar edhe një titull kampion në Serinë A. Më pas, trajneri 51-vjeçar la Milanin për t’u transferuar te Juventusi. Gjithsesi, këtë verë Allegri mund të bëjë rrugën e kthimit për në Milano.

Gjithçka do të varet nga kualifikimi i Milanit në Champions League dhe nga skuadra që do të ndërtohet. Sipas mediave italiane, ditët e shkuara ka patur një takim me Allegri dhe Ivan Gazidis (shefi ekzekutiv i Milanit).

Related posts

Gattuso: Montolivo në vend të Biglias, Championsi i vështirë

Sadik.Autor

MOMENTE TERRORI PËR PORTIERIN E EVERTON/ Hajdutët e kërcënojnë me thikë dhe i grabisin sendet me vlerë

Delo.autor

E BUJSHME/ Prishi kontratën me skuadrën e tij, Igli Tare shënjestron ish-lojtarin e Milan-it…

Delo.autor

Leave a Comment