Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Gjoka: Bëmë detyrat që kishim lënë, duhet të…

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, foli pas fitores me Tiranën, ku deklaroi:

Bëtë mirë sot, i latë pak raste Tiranës. Çfarë vlerësoni?

Bëmë detyrat që kishim lënë. Dhe një nga kryesoret, ishte të mbyllnim sulmin e Tiranës. I lamë pak mundësi, dhe shfrytëzuam rastet tona. Tani, duhet të sigurojmë vendin e dytë, gjërat e tjera nuk kanë më interes për ne.

Krahët janë dobësia e Tiranës dhe aty e goditët. Sa ka vrapuar Rexhinaldo sot?

E kërkuam lojën në krah, kërkuam thellësi dhe shpejtësi. Rexhinaldo vrapon pafund, kërkon shumë, dhe bëri mirë edhe kur ndërruam sistemin e skuadrës.

Futët shumë lojtarë sulmues. Musollin e latë jashtë për gjendjen fizike, apo zgjodhët Rrocën dhe Limajn në mesfushë?

Musolli nuk është gati 100%. Me Flamurtarin sakrifikoi për mungesë lojtarët, por ne do i japim minutazhin gradualisht.

Çfarë pati me Rrocën dhe Melon në fund të pjesës së parë? E mendon se është hapur gara për titull?

Tensione momenti, u sqaruam moment të dhomat e zhveshjeve. Ishte një moment kur u mor faulli, jo unë jo ti. I kërkova në pushim që të mos e zgjasim më, sepse këtë na e merr për dobësi kundërshtari. Ne do shohim ndeshjet tona, më pas nëse kundërshtari na jep dhurata, pse jo.

Related posts

SFIDA NDAJ KAZAKISTANIT NË NATIONS LEAGUE/ Luks zgjedhjesh, Kombëtarja ka gati 4 formacione në dispozicion

Delo.autor

KËRCËNIMI I KOMENTATORIT/ Rrëfehet Kosta Grillo: Ja e vërteta e denoncimit tim në polici

Delo.autor

MILANI NUK HUMB KOHË/ Kuqezinjtë bëjnë ofertën e parë për Dibalën. Kampionët i ofrojnë…

F.autor

Leave a Comment