Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Daja: Nuk duhet të jemi egoist, fati ka qenë me…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Luftëtarit, ku u shpreh:

Sa keq të vjen për këtë barazim?

Të vjen keq kur merr një gol në minutën e 90-të, por po ta analizosh lojën me gjakftohtësi, besoj që vinim mbas disa fitoresh radhazi dhe donim ta vazhdonim ecurinë pozitive, por edhe barazimi sot ishte i drejtë. Duhet të komplimentojmë edhe kundërshtarin, që nuk vodhi asgjë. Kishte lojë shumë të dyluftuar. Rastet ishin me pikatore. Nuk duhet të jemi egoist. Fati ka qenë me ne edhe në ndeshjet e tjera. E meritoi dhe Gjirokastra këtë pikë.

Nëse arrini Europën është i barasvlershëm me një titull kampion?

Kur arrin objektivat, je brenda kënaqësisë. Besoj se do jetë një sukses shkuarja në Europë. Flamurtari ka disa vite që nuk shkon në Europë.

Mungesa e stolit…

Kur ke një stol të fortë, mund të ndërhysh edhe më përpara. Mustafa sot ishte gati në pozicionin e sulmuesit të dytë. Ymeraj është një mesfushor me tipare mbrojtëse. Në atë momente mendon për ta mbrojtur rezultatin. Kjo është gjendja e stolit. Prandaj dhe i shtymë sa të jetë e mundur në kohë edhe ndërrimet. Minuta 60-65 mund të ishin të favorshme për të bërë ndërhyrjet.

Çfarë iu bën të mendoni që do shkoni në Europë?

Për të qenë i sinqertë nuk kam informacion për sa i përket licencimin e Flamurtarit në Europë. Janë instanca të tjera që merren me këtë gjë. Nuk është e thënë që të shkosh në Europë dhe të përfaqësosh qytetit. Ne do luftojmë të gjithë si grup që të renditemi në ato pozicione që të shkojnë në Europë. Drejtuesit e grupit do bëjnë përpjekje që të jenë në unison me skuadrën.

Related posts

PAS SKANDALIT ME RROGAT/ Kahn: Do të bashkëpunojmë me drejtësinë për të zbardhur të vërtetën

Delo.autor

BARCELONA E PAFAT/ Sulmuesi Braithwaite humb penallti dhe VAR i heq golin ndaj Eibar (VIDEO)

Delo.autor

FESTË ME PROSTITUATA DHE KOKAINË/ Shikoni VIDEON tronditëse e ish-milanistit

Delo.autor

Leave a Comment