Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME PARTIZANIN/ Trajneri Starova: Ishin mundësitë për të fituar, por…

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli pas barazimit ndaj Partizanit, ku u shpreh:

Momenti i penalltisë?

Ishte një faull jashtë zonës. Janë gjera që ndodhën, nuk kemi ç’bëjmë.

Si ishte të luaje kundër Partizanit?

Nuk ishte e lehtë. Kisha një lehtësi, sepse nuk vendoste kampionatin kjo ndeshje. Do qe shumë e rëndë po të bëhesha unë sebet. Luajtëm sipas mundësive tona. Kjo ishte anë pozitive. Po të ishim më të kujdesshëm mund të kishim shënuar golin e dytë. Edhe Partizani kishte momente të mira, por ishte pak sporadike. Para ndeshjes edhe mund të na pëlqente barazimi, pavarësisht se objektiv ishte fitorja, por duke luajtur nga kryesuesve, shtohen vlera, them se bëmë një paraqitjes super dinjitoze.

Laçi ka qenë problem gjithmonë. Po bën 10 vite që është një skuadër me traditë dhe të krijon vështirës. Në pjesën e parë nuk ishim nën presionin e Partizanit. U mbrojtëm mirë dhe e kërcënuam kundërshtarin. Ishin mundësitë për të fituar, por ky është futbolli.

Gabimi në momenti i penalltisë…

Ishim goditje në mesë të fushës në favorin tonë.

Nuk i shfrytëzuat momentet 2 kundër 2…

Ai pasi i fundit. Janë momente që do cik klas. Duhen marrë parasysh të gjitha. Rëndësi ka që skuadra ishte e bindur se si mund të luante. Në rastin konkret ishim shumë afër fitores. Futbolli të lë nganjëherë me gojën e thatë.

Partizani sot është më i mirë se i juaji?

E kam thënë gjithë kohës se ishte një kampionat që duhet  ta merrnim ne por pa denigruar këtë skuadër që është sot. Kjo është e gjitha ajo që kam thënë se pse ajo skuadër ishte e mirë. Treçereku i asaj skuadra është edhe sot.

Related posts

PAS RONALDOS EDHE POGBA/ Largon birrën nga tavolina e konferencës për shtyp (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Tirana-Teuta do të luhet në “Air Albania Stadium”

F.autor

Jo vetëm Higuain e Rugani, Chelsea do edhe liderin e mesfushës Juventine

Isa.Autor

Leave a Comment