Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES ME FLAMURTARIN/ Kristi Vangjeli: Besoj se mund ta arrimë objektivin për…

Futbollisti i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, foli pas triumfit ndaj Flamurtarit në kampionat ku u shpreh:

“Unë jam përgatitur gjithmonë për të dhënë më të mirën për ekipin si në mbrojtje dhe në sulm. Skënderbeu ka pasur shumë vështirësi gjatë gjithë kampionatit. Shpresoj që finishi të na sjellë gëzime duke arritur objektivat. Besoj se mund ta arrimë objektivin për të shkuar në kupat e Europës.

Me vjen shumë keq që nuk do jemi të parët këtë vit. Ne e dinim që në fillim cilat ishin objektivat e klubit duke parë ndryshimet e shumta në skuadër. Janë shumë ndeshje përpara, besoj se do dalim në vendin e tretë”.

Çfarë ndodh nëse nuk fitoni në KAS?

Jemi optimist, duke parë dhe seancat, besoj se do jepet një vendim pozitiv. Unë nuk do të qëndroj në Korçë në qoftë se vendimi nuk është pozitiv. Kemi sakrifikuar shumë këtë vit. Në qoftë se ndodh diçka negative, nuk do vazhdoj më të Skënderbeu. Do jetë diçka shumë negative dhe i rëndë për futbollin dhe qytetin në qoftë se ai vendim nuk kthehet.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Mesfusha e Realit mposht Valencian dhe kalojnë në finale

Delo.autor

NDIZET DERBI I ITALISË/ Pas 12 minutash lojë, mesfushori Vidal zhbllokon sfidën ndaj Juventus (VIDEO)

Delo.autor

“DIKTATORËT” E DY DEKADAVE/ Tirana-Skënderbeu do të jetë një duel… shahu

Delo.autor

Leave a Comment