Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Daja: Nuk kemi pasur shenja dorëzimi, por nuk…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, foli pas humbjes në Korçë me Skënderbeun, ku deklaroi:

Ndjesi jo e mirë të humbësh një ndeshje në këtë mënyrë…

Problemi ynë ishte temperatura e Veliut. U përgatitëm me Mustën në krahun e djathtë të sulmit dhe Ribajn në të majtë. Sot edhe Kotobelli u spostua në qendër, dhe Musta doli mbrojtës i majtë, ku duhet një kohë të përshtatet. Plus edhe shumë djem të rinj. Dua t’i falënderoj, sepse edhe ato kanë emocione të luash këtu ndaj Skënderbeut. Kur po reagonim duke qarkulluar topin, pësuam edhe golin e dytë me penallti. Këto që thashë unë nuk ia ulin meritën kundërshtarit, e meritoi fitoren.

U surprizove nga Shehi me 2 sulmues? Në pjesën e dytë kur morët terrenin, zgjati shumë pak…

Jeni të përgatitur që kundërshtari mund të luajë me 2 përpara. Ka të keqen e vet, por edhe të mirën, pasi ne kishim superioritet në mesfushë. Nuk na shqetësuan shumë me Krasniqin, pasi shënoi një gol me lëvizje individuale shumë të mirë, por kryesore ishte ekuilibri i lojës për ne.

1 gjuajtje me Ribajn në minutën e 67-të. A mund të bënte diçka më shumë Flamurtari? A ju ka ndodhur në Vlorë, që një lojtar të bëjë si i dëmtuar, edhe prej çështjes së pagave?

Statistikat janë që kemi bërë 1 goditje, por kemi bërë edhe të tjera që nuk kanë përfunduar në kuadrat me Sukajn dhe Kale. Me gjithë këto spostime nuk mund të bëjmë heroizma, pasi përballë është ekipi kampion në fuqi. Për rastin që thatë, Kale kishte shqetësime, dhe donim të mos e humbnim për pjesën e mbetur të kampionatit.

Skuadra ishte e arnuar. A është ky momenti që lojtarët dorëzohen nga ana psikologjike, jo nga ana fizike?

Deri sot nuk kemi pasur shenja dorëzimi, me gjithë këtë problematikë para këtij Skënderbeu, është gjithmonë e vështirë, por nuk shoh shenja dorëzimi, pasi edhe pasi pësuam, lojtarët gjetën forca që të reagonim. Nga minuta 60 deri në 80, patëm në kontroll hapësirën dhe administrimin e topit. Nuk besoj se do dorëzohemi deri në fund.

Related posts

KLOPP I “KLONUAR”/ Shikoni kopjen e pabesueshme të trajnerit. Kjo FOTO po bën namin në rrjet

Delo.autor

MAN UNITEDI KALON NË EPËRSI/ Shënon një super gol Rashford (VIDEO)

Delo.autor

SULMOHET NË FUSHË PORTIERI I AJAX/ “Lancersat” hakmerren pasi ndërpreu ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment