Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Shkëmbi: Po i humbim ndeshjet vetë, duhet të…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, u duk i zhgënjyer pas humbjes me Flamurtarin, ku deklaroi se pret më shumë nga lojtarët me peshë, si dhe i paralajmëroi se do të marrë masa.

Skuadra pëson shumë thjeshtë. Pse?

Nuk po e gjejmë dot as vetë. Siç e thatë, po i humbim ndeshjet vetë. Më alarmante është se lojtarët me peshë vazhdojnë të gabojnë javë pas jave, dhe po na i bëjnë ndeshjet më të vështira. Edhe pas golit të parë, reaguam deri diku mirë. Gabuam sërish, dhe rezultati 2-0. Shënuam, por më pas kundërshtari uli ritmin, dhe na e bëri të vështirë. Hynë shumë herë doktorët në fushë. Shumë pak lojë efektive u bë.

Skuadra e kishte në kontroll lojën, dhe kishit besim për ta barazuar…

Kishim besim. Pas pësimit të golit, u munduam të kemi lojën në kontroll, edhe pse pak herë goditëm portën. E them, që ishte goli i dytë që na preu shpresat. Duhet të jemi të përqendruar. Fatkeqësia është se lojtarët që duhet të mbajnë peshë, po gabojnë. Duhet të ndryshojmë, pasi ndonjë nga titullarët nuk është i gatshëm të luajë 90 minuta. Më vjen keq, sepse nga ana psikologjike duhet të jemi mirë. Ishim në vend të tretë, nuk kemi asnjë presion nga klubi. Por, gabojmë vetë. Ndeshja tjetër është shpejt, dhe nuk ka më kohë. Unë si trajner duhet të marr edhe ndonjë masë, që lojtarëve nuk do u pëlqejë.

A kuptohen lojtarët në fushë?

Të njëjtën gjuhë flasin, por ndeshjet e fundit nuk po merren vesh, dhe as unë vesh nuk po e kuptoj.

A ndikon te besimi i lojtarëve, fakti që ju mund të largoheshit nga posti i trajnerit?

E thashë, nuk ka asnjë problem që të ketë presion psikologjik. Nuk kemi problem brenda ne lojtarët me stafin apo me klubin. Kjo situatë nuk ka justifikim, sidomos gabimet e sotme. Sot mendonim që të bënim një lojë perfekte. Edhe fatin nuk po e kemi me vete, por ne po i shënojmë gol portës sonë.

Related posts

I DEL NË MBROJTJE STRAKOSHËS PËR GABIMIN/ Peruci: Fola një minutë pas ndeshjes, është një porter…

Delo.autor

Mediat spanjolle: Sadiku i ka bindur që tani të gjithë në skuadër, po afron ora e tij

Q.Autor

ZBULON KOMENTIN E PLESHTIT PËR BUSQUESTS/ Guardiola: Më tha në stërvitje se…

Delo.autor

Leave a Comment