Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Starova: Bëmë paraqitje të mirë, por nuk morëm…

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli pas humbjes ndaj Luftëtarit ku u shpreh:

Çfarë nuk shkoi sot?

Më ka pëlqyer skuadra edhe në pjesën e parë nuk u rrezikuam në asnjë moment. Nuk i kishim në ditën më të mirë sulmuesit. Në pjesën e dytë, ai gabimi në qendër me një top të lexueshëm, na kushtoi shtrenjtë. Kjo gjë e çorientoi skuadrën. Mund të pësonim një gol tjetër. Pastaj reaguam mirë. Humbi Mane shansin e artë. Luajtëm mirë, por nuk futëm gjë në xhep.

Objektivat…

Jemi në sprintin final. Këtë e mori historia si ndeshja. Përpiqemi të bëjmë më të mirën, pastaj do bëjmë llogaritë në fund.

Ndryshimi i skemës…

Ne ishim në disavantazh. Luftëtari e lëshoi terrenin. Skema 3-5-2 e fillimit e kontrolloi gjithë pjesën e parë. Kemi luajtur ne më mirë se Luftëtari në pjesën e parë, në mënyrë absolute. Goli i prish ekuilibrat. Më mirë ta humbasësh ndeshjen 2-0 se të pranosh mos rrezikosh. Ishim të pafat, bëmë paraqitje të mirë, por nuk morëm pikë.

Goli i pësuar ishte naiv….

Veprim taktik i gabuar në mbrojte. Njëri duhet të mbulonte, tjetri do dublonte. Më vjen keq kur ishte shthurje taktike. Kanë gabuar taktikisht në ndërhyrje.

Gjirokastra iu ka sjellë gjithmonë telashe. Çështje fate, apo diçka duhet ta ndryshoni kur luani në atë fushë?

Ka pasur gjithmonë skuadër të mirë. Kjo ka qenë edhe kur kam qenë futbollist. Luftëtari po lufton për mbijetesë. Vështirësia dihet. Nuk kam pishman gjë. Të gjithë do bëjnë gabime. Në drejtim të lojës jam i kënaqur. E keqja është kur nuk luan skuadra mirë. Atëherë të vjen keq.

Related posts

Arlind Kalaja te Kukësi/ Sulmuesi shkodran “peng” i burokracisë te Vllaznia

Sadik.Autor

“NJË MEDALJE ARI DHE DY ARGJENDI”! Peshëngritësi Çalja: Në dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në…

Delo.autor

FRIKA E LARGIMIT PAS VJEDHJES/ Ribery mbyll kapitullin me premtimin e madh!

Delo.autor

Leave a Comment