Futboll Kategoria Superiore Sport

SIGUROJNË FITORE TË ARTË/ “Gjirokastritët” “gjunjëzojnë” Laçin dhe arbitrat

Luftëtari ka mposhtur me rezultatin 1-0 Laçin e Sulejman Starovës në sfidën e zhvilluar në Gjirokastër. Goli i kenianit Dunga, i siguroi fitoren e artë skuadrës së Ahmatajt, e cila duhet thënë se e dominoi takimin.

Në një atmosferë perfekte në stadiumin “Gjirokastra”, me një tifozëri të kulturuar dhe mbi të gjitha me një prani të shumtë të femrave, ata që bëhen protagonistë negativë janë arbitrat, veçanërisht anësori Gerant Qirici, i cili i anuloi një gol të rregullt Luftëtarit për të shkuar ndeshja 2-0. Ndërsa kryesori Sino shfaqi një tendencë të hapur deri në fund për të ndihmuar me faulla Laçin dhe për ta çuar te porta.

Duhet theksuar se pjesa e dytë rastet e shënimit ishin të shumta, ku spikasin 2 traversat e realizuara nga futbollisti fierak Realdo Fili. Me triumfin e sotëm, gjirokastritët u ngjitën në kuotën e 37 pikëve, duke ngushtuar diferencën në 4 pikë nga Laçi i vendit të 5-të.

Related posts

E PABESUESHME/ Liverpooli në sulm ndaj spanjollve. Salah dëmtohet dhe humb finalen ndaj Real Madridit

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Zhgënjim total, rekordmeni Ramos humbet 2 penallti ndaj Zvicrës (VIDEO)

Delo.autor

U SHPALL PORTIERI MË I MIRË NË BOTË PËR 2020/ Neuer: Jam 34 vjeç dhe vazhdoj të jem në mes më të mirëve

Delo.autor

Leave a Comment