Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Gjoka: Nuk patëm fat për të shënuar, më vjen…

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, foli pas humbjes me Flamurtarin, ku deklaroi:

Gjynah ta humbësh këtë ndeshje?

Më vjen keq, pasi prodhuam gjithçka dhe nuk patëm fat për të shënuar. Gjithsesi, jam i gëzuar për atë që po prodhojmë.

12 pikë, është mirë që të shihni pas nga renditja…

Sigurisht, kryesore ishte që të kalonim me sukses këtë ndeshje për të mbajtur larg vendin e tretë. Tani, duhet të jemi të kujdesshëm sepse na duhet patjetër vendi i dytë.

Në stol ke pak zgjedhje. Mungojnë mbrojtësit…

Sot kishim shumë probleme. Përveç mungesave të Dzarias dhe Shametit, mungonin edhe Limaj e Maliqi. Nuk mund të freskoja skuadrën. Futëm Musollin, që sot nuk duhej të bënte 90 minuta. Por, këto mundësi kemi.

A keni humbur cilësi para, teksa vutë Kordeiron në mbrojtje?

Sigurisht, sepse në momente ishte më i miri në disa momente. Por, unë mendoj se nuk ishte ky problemi. Në atë krah kemi lojtarë të mirë, por na mungoi fati. Do ishte ndryshe po të shënonim ato raste në pjesën e parë.

A është e sikletshme të mundesh nga një skuadër me kaq probleme? Një koment për mënyrën si u pësua goli i parë…

Ndonjëherë skuadrat bëhen të rrezikshme, kështu si po ndodh me Flamurtarin. Goli i parë ndoshta ishte një mungesë vëmendje, por ndodhin në futboll. Edhe Sukaj është një lojtar dinak që nuk i fal këto raste.

Related posts

Akuzohet për doping/ UEFA vendos se kur do të jepet vendimi për Jashanicën

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Vendi i 9-të në provat zyrtare, Rossi: Gabimet na ndëshkuan, shpresoj të bëj mirë në garë

Sadik.Autor

Leave a Comment