Futboll Premier League Sport

PËRBALLJA GJYSMËFINALE NË CHAMPIONS/ Pochettino “thumbon”: Nuk është e drejtë nëse…

Afron fundjava dhe përballjet për Premier League, por gjysmëfinalet e Champions League mbeten kryefjala në arenën e futbollit europian. Për rrjedhojë shpërthejnë edhe polemikat e para në lidhje me kalendarin e paekuilibruar.

Rasti në fjalë është nxitur nga trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino dhe ka të bëjë me dallimin në rrugëtimin që do të ndjekin këto ditë Spursat dhe Ajax.

Kështu, ndërkohë që formacioni anglez do të duhet të zhvillojë rregullisht ndeshjet e veta, skuadra e Ajax do të mund të përfitojë nga pushimi i akorduar prej Eredivisie, që favorizoi në mënyrë speciale ekipin nga Amsterdam.

Trajneri argjentinas i Tottenham, nuk është dakord dhe në konferencën për mediat ka ndezur alarmin: “E di që Premier League tentoi të na ndihmojë të përgatisim gjysmëfinalen e Champions League, por kampionati ynë është krejtësisht ndryshe nga La Liga dhe nga futbolli holandez”.

“E vërteta është që ata do të kenë më shumë kohë të përgatiten sikurse dhe të evitojnë rreziqe. Kur luan të shtunën dhe më pas të martën, duke garuar në një derbi për gjëra të mëdha, përqendrimi dhe sforco janë gjigante”, vijoi trajneri i Tottenham.

“Ata do të evitojnë rreziqet që hasim ne, sepse ne garojmë tre ditë panuk është e drejtë. Nëse do tëra përballjes me ata, për një vend në katërshen e parë. Nuk është ankesë, vetëm se  ishim në role të kundërta, do të mendoja sërish të njëjtën gjë”, përfundoi Pochettino.

Related posts

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Arrestohet ish-futbollisti i Realit dhe presidenti i klubit spanjoll, ja akuzat e rënda

Delo.autor

Marseille përmbys rezultatin kundër Leipzig

Sadik.Autor

KOVAC NË KAOS/ “Pleq” që bëjnë ligjin, tetë arsye të krizës te Bajerni

Isa.Autor

Leave a Comment