Futboll Sport

BELGJIKË-ITALI/ Ndeshja pritet të dhurojë emocione dhe spektakël nga të dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00, Belgjika dhe Italia do të përballen në supersfidën e çerekfinaleve të Kampionatit Europian në stadiumin ‘’Alianz Arena’’ të Mynihut

Italia do të provojë të kalojë provën e parë serioze në këtë Europian, duke tentuar të kalojë belgët të cilët janë të mbushur me yje. ‘’Axurrët’’ duhet të kenë kujdes njeriun e momentin tek Belgjika, sulmuesin Romelu Lukaku që e njeh mjaft mirë Italinë dhe pritet tu hapë problemeve në sulm. Roberto Mançini gëzon mungesën e Eden Hazard, dhe formën jo të mirë të De Bryjnes i cili deri në momentin e fundit ishte jashtë formacionet.

Djemtë e Roberto Martinez eliminuan Portugalinë në fazën e 1/8-ve dhe kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin në këtë Europian pa marrë parasysh forcën e kundërshtarit. Ndeshja pritet të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël, duke mos përjashtuar ndonjë surprizë të mundshme që mund të ndodhë.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

Ish-ylli i Bayernit tregon recetën si thyhet hegjemonia e bavarezëve në Bundesligë

Q.Autor

​Zidane: E di që nuk do të qëndroj tek Reali për 10 vite

Q.Autor

PAS ELIMINIMIT NGA DINAMO NË KUPËN E SHQIPËRISË/ Trajneri Dovedan: Ja çfarë na dëmtoi ditën e sotme

Delo.autor

Leave a Comment