Futboll La Liga Sport

GRIEZMANN NUK ËSHTË NË PLANET E BARCELONËS/ Bartomeu i “shkel syrin” talentit holandez…

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, këmbëngul se ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, nuk është në planet e klubit katalanas. Njëkohësisht, ai nuk pranoi të përjashtonte një transferim të kapitenit të Ajax, Matthijs de Ligt, në “Camp Nou”.

Griezmann ka qenë i lidhur me Barçën përpara Kupës së Botës 2018, mirëpo, më pas, kampioni i botës e zyrtarizoi të ardhmen e tij me “Rojiblancos”. Spekulimet e këtij lloji janë rishfaqur në javët e fundit, teksa raportet mediatike e lidhin francezin me një lëvizje te kampionët e La Liga-s.

Gjë e pavërtetë, sipas presidentit Bartomeu, sepse 28-vjeçari është i kontraktuar deri në vitin 2023 në “Wanda Metropolitano”. Griezmann është lojtar i Atletico Madridit dhe ka një kontratë me të, – tha presidenti i Barcelonës për TVE. – Më pëlqen që lojtarët e mëdhenj janë në Spanjë, sepse ata i japin vlerë La Liga-s, e ndihmojnë këtë të fundit, për shembull, që të ketë vëmendjen e sponsorëve.

Nëse Griezmann donte të vinte te Barcelona, ai do të duhej të fliste me trajnerët, por emri i tij nuk është në tavolinë. Ka shumë spekulime në shtyp, por Griezmann nuk është në tryezën e punës sonë. Atij i ka ikur një herë treni për te Barcelona“.

Një lojtar në radarin e Barcelonës është De Ligt i Ajax, qendërmbrojtësi i Holandës, i cili vazhdon të tërheqë interesin e klubeve më të mëdha të Europës. Bartomeu thuhet se është gati “t’i bastisë” përsëri gjigantët holandezë. Pas De Jong, t’u marrë edhe De Ligt: Nënshkrimin me De Jong ne dëshironim ta mbyllnim që në verën e vitit të kaluar, por kishte shumë presion, ekipet e tjera e donin atë dhe na pengonin.

Me Ajax kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Me De Ligt nuk e di se çfarë do të ndodhë. Duket se është në treg, ndaj do të shohim nëse vjen te ne apo jo. Mënyra e tij e të luajturit na përshtatet. Ajax është një klub që shet lojtarë, por nuk kemi biseduar ende për këtë“.

Related posts

NDIZET SFIDA NË CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern me poker falë një autogoli, Correa shkurton diferencën (VIDEO)

Delo.autor

Gjen “dashurinë e vjetër”/ PLAKU nuk i beson rezultatit: U krijua panik, Koliqi na mohoi fitoren

Isa.Autor

VAZHDON FUQISHËM NË MERKATO/ “Djajtë e Kuq” gjejnë pasuesin e Pogba, ofron 75 milionë euro për…

Delo.autor

Leave a Comment