Futboll Sport

E BUJSHME/ Detajet më të pista të skandalit seksual me koleget e Ajax. Zbulohet pseudonimi i tij “sekret”

Marc Overmars, ish-lojtar i Barcelonës, Arsenalit dhe Ajax-it, deri dje drejtor futbolli për klubin gjigant holandez, ndodhet në syrin e ciklonit. Ai u shkarkua nga Ajax-i për “disa mesazhe të papërshtatshme, dërguar disa kolegeve femra”.

“Një seri mesazhesh të papërshtatshme dërguar bashkëlojtareve të ndryshme femra për një periudhë të gjatë kohore janë në themel të vendimit të klubit për ta larguar nga detyra drejtorin”, – raportoi Ajax.

Ish-futbollisti kërkoi falje: “Jam në siklet. Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po kaloja kufirin me këtë, gjë që u bë e qartë për mua ditët e fundit. Papritur ndjeva një presion të madh. Kërkoj falje. Sigurisht për dikë në pozicionin tim, kjo sjellje është e papranueshme. Tani e kuptoj edhe unë, por është shumë vonë”.

Gazeta “Het Parool” zbuloi se Overmars i dërgoi një fotografi të organeve gjenitale një punonjëseje të Ajax-it. Gazeta NRC ka hetuar “rastin Overmars” dhe ka publikuar se ish-lojtari i Barçës njihej mes punonjëseve të Ajax-it me si “kushëriri me brirë”.

E njëjta media publikon se ka pasur disa punëtore të klubit që kanë marrë foto të organeve gjenitale të Overmars. Sipas shtypit holandez, Overmars ka dërguar foto nga banjat e zyrave të Ajax-it, pasi punonjëset e dallonin nga pllakat.

“Si punonjëse grua tek Ajax duhet të kesh një shtresë të dyfishtë të lëkurës. Nëse nuk e ke atë, gjithçka kthehet kundër teje, – shpjegoi një nga punonjëset e Ajax, që mori foto të shëmtuara nga drejtori. – Është një marrëdhënie e madhe pushteti. Nëse nuk pranoni, do të largoheni shumë shpejt nga puna”.

“Seksizmi është në kulturën e klubit”, – pranon një tjetër punonjëse e Ajax-it. Hetimi, i publikuar edhe nga “Het Parool”, nisi si pasojë e skandalit të dalë në “The Voice of Holland”, një program televiziv, transmetimi i të cilit u pezullua për shkak të ankesave për ngacmime seksuale nga disa prej anëtarëve të tij.

Marc Overmars mund të përballet me pasoja penale për sjelljen e tij, siç raporton “Het Parool”, ndonëse për momentin as “viktimat”, as Ajax dhe as Federata Hollandeze nuk kanë bërë asnjë denoncim ndaj ish-ndërkombëtarit holandez.

Related posts

“THE BEST AWARDS”/ Jepet çmimi “Puskas”, ja goli më i bukur i sezonit (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho: Jam një përbindësh që vret fëmijët

Q.Autor

Barcelona kërkon mbrojtësin e Sevillas

Sadik.Autor

Leave a Comment