Futboll La Liga Sport

MJAFTOHEN ME BARAZIM/ Benzema shpëton Real Madrin nga disfata dramatike

Real Madridi është ndalur në transfertë nga Leganes në barazim me rezultatin 1-1 në ndeshjen që ka mbyllur javën e 32-të të La Liga në Spanjë. Në përfundim të kësaj jave, ekipi Los Blancos, në kuotën e 61 pikëve, thekson edhe më shumë inferioritetin ndaj Barcelonës kryesues dhe Atletico Madrid të vendit të dytë.

E njohur si ndëshkuesja e Real Madrid, skuadra e Leganes, e renditur në vendin e 11 në kuotën e 41 pikëve, edhe një herë tjetër ka kërcënuar fuqishëm ekipin Los Blancos, duke iu afruar shumë suksesit të plotë, të shmangur vetëm nga bomberi i madrilenëve Benzema.

Ishin pikërisht vendasit ata që kanë kaluar në avantazh vetëm pak moment para përfundimit të pjesës së parë, falë një goli të Silva, pas një goditje perfekte nga jashtë zone, 1-0.

Kundërpërgjigja e Real Madrid ka ardhur menjëherë me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, pikërisht nga këmba e atij që është afirmuar si futbollisti më i rëndësishëm i Los Blancos në këtë sezon, Karim Benzema.

Francezi ka finalizuar pas dy tentativave të njëpasnjëshme, duke barazuar shifrat në 1-1 në të 51’. Një gol për të shpëtuar ekipin e Zidane nga një disfatë dramatike, sikurse dhe për të konfirmuar lidershipin e francezit, që me largimin e Cristiano Ronaldos është imponuar si futbollisti më vendimtar i Los Blancos, në kuotën e 18 golave në La Liga.

Pavarësisht reagimit të shpejtë, Real Madrid nuk ka mundur dot të përmbysë tërësisht shifrat, duke u mjaftuar me barazim. Në fakt këtë sezon, Los Blancos nuk kanë arritur kurrë që të fitojnë duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë të hasur në pesë përballje të mëparshme.

Related posts

SFIDA NDAJ YOUNG BOYS/ Buzëqesh Allegri: Rikthehet tek Juventus “MOTORRI I MBROJTJES”

Isa.Autor

“TOKYO 2020″/ Përfundon gara e 3 mijë metrave me pengesa, ja çfarë vendi u pozicionua Luiza Gega…

Delo.autor

Tranieri Pacult: Presidenti Gjici erdhi në dhomat e zhveshjes dhe na…

Q.Autor

Leave a Comment