Ekskluzive Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LEGJEONARËT/ Milot Rashica “me shokë”! Futbollistët shqiptar që shkëlqyen këtë javë (VIDEO)

Milot Rashica ka shpërthyer këtë sezon në Gjermani me skuadrën e Werder Bremen. Në fakt, përcaktues për mesfushorin me tipare sulmuese ka qenë viti 2019, ku ka shënuar rregullisht për skuadrën e tij.

Ylli i Kosovës ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje në vitin 2019, ndërsa në total për këtë sezon ka shënuar 8 gola. Bundesliga ka bërë një renditje të 5 golave më të bukur të shënuar për vitin 2019, teksa në vend të katërt është renditur edhe një gol i Rashicës.

4. Milot Rashica (Werder Bremen): Goli i tretë në fitoren 4-0 ndaj Augsburg. 7 gola në vitin 2019, 8 këtë sezon për të.

Elis Bakaj

Elis Bakaj është kthyer në një bjellorus të vërtetë, sepse është kthyer tashmë në një lider te klubi i tij Shakhter Soligorsk, duke qenë një nga armët më të forta të klubit bjellorus në garë për trofe në Bjellorusi. Sezoni i ri ka nisur në mënyrë perfekte për Bakajn  dhe skuadrën e tij, sepse 3 ndeshjet e para në kampionat janë fituar pa pësuar asnjë gol. Sot Shakhter mposhti Slutsk 1-0, me gol të Bakajt në minutën e 42-të, me një goditje me kokë që u përplas në shtyllë, por vetë Bakaj e çoi në rrjetë më pas. Goli i dytë në kampionat për sulmuesin shqiptar, i cili ka shënuar edhe 3 gola në kupë në javët e fundit, duke shkuar në kuotën e 5 golave në sezon, në vetëm 5 ndeshje, në një kohë që sezonin e shkuar Bakaj shënoi 9 gola në 27 ndeshje.

Herolind Shala

Ka qenë një javë e mbarë për të gjithë lojtarët shqiptar që aktivizohen në kampionatin norvegjez. Më i dalluari këtë të diel ishte Herolind Shala, i cili ishte përcaktues në fitoren 4-1, të skuadrës së tij, Valerenga ndaj Stromso. Mesfushori i Kosovës asistoi në golin e parë dhe ishte ai autori i gjuajtjes në autogolin e dytë. Ndërsa në fund të ndeshjes i vuri vulën me një gol të tijin. Ndërkohë Yldren Ibrahimaj ka shënuar golin e tij të parë në elitën e futbollit norvegjez. Mesfushori i Viking shënoi në derbin me Brann, në një ndeshje ku edhe Zymer Bytyqi luajti deri ën minutën e 89’-të, ndërsa tek Brann u aktivizua për 90 minuta Veton Berisha, i cili rikthehet në Norvegji pas luajti në Gjermani dhe Austri për 5 sezone. Edhe për sulmuesin kosovar, Elbasan Rashani ishte një e diel e mbarë. Ai arriti të shënojë gol për Odd, në fitoren 2-0 ndaj Kristiansund.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Valdrin Mustafa, që u bashkua këtë sezon me ekipin e Hannover II, ka rigjetur përsëri rrugën e rrjetës. Sulmuesi, që është aktivizuar me ekipin Shpresa të Shqipërisë, realizoi dopietën e tij të parë në Gjermani me Hannover II, në takimin që skuadra e tij luajti në shtëpi kundër VfL Oldenburg. Mustafa shënoi dy gola të shpejt në vetëm dy minuta lojë, pikërisht në të 90` dhe 90+2`, duke vulosur fitoren e Hannover II me rezultatin 4-1. Dy golat e çojnë Mustafën në kuotën e tre realizimeve në kampionatin “Regionallliga North” në Gjermani. Pavarësisht nivelit amator ku luan aktualisht, Mustafa shihet si një talent dhe së shpejti mund të bashkohet me ekipin e parë të Hannover. Futbollisti shqiptar është nën menaxhimin e ish-kapitenit të Kombëtares tonë, Altin Lala, që ka gjithashtu nën menaxhim dhe Milot Rashicën, yllin e Kosovës që po shkëlqen në Bremen.

View this post on Instagram

#firstdoppelpack⚽️⚽️ #niemalsallein⚫⚪💚

A post shared by Valdrin Mustafa (@valdrinmustafa98) on

Ledian Memushaj

Ledian Memushaj ka shënuar golin e dytë këtë sezon me Pescaran në Serie B, por çfarë goli! Mesfushori i kombëtares shqiptare ka goditur fluturimthi një top që është kthyer nga barrikada, pasi shoku i ekipit kishte provuar në goditje dënimi. Një distancë rreth 20 metra, teksa portieri kundërshtar i Perugias (e drejton Alessandro Nesta) është pse është hedhur nuk ka mundur të shmangë golin. Pescara është duke luftuar për t’u ngjitur në Serie A dhe për të shmangur play-off, që do të ishte i gjatë dhe lodhshëm.

 

Related posts

Thiago Silva: Do doja të mbyllja karrierën tek klubi im i “zemrës”

Sadik.Autor

“ELEMINON” JUVENTUSIN/ Buffon: Dua të festoj si i çmendur, do të doja të isha….

Delo.autor

DOUGLAS COSTA ZIHET NGUSHT/ Sulmuesi tregon dallimin ndërmjet Ronaldos dhe Lewandowskit

Delo.autor

Leave a Comment