Futboll Ligue 1 Sport

REAGON BOTA E FUTBOLLIT/ Griezmann bën shkrimin prekës për “Notre Dame”: Do të kthehesh përsëri…

Ylli i ekipit kombëtar të Francës, Antoine Griezmann, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, për ta shprehur shpresën e tij që katedralja Notre Dame të kthehet në gjendjen që ishte para tragjedisë së mbrëmshme. Antoine Griezman, që verën e kaluar i ndihmoi Francës ta fitojë titullin e Kupës së Botës, dje u godit nga një lajm më i keq nga vendlindja e tij.

“Do të kthehesh sërish”, shkroi Griezmann në llogarinë e tij në Facebook, duke e përcjellë këtë fjali me një fotografi të katedrales. Katedralja Notre Dame u kaplua nga zjarr i madh të hënën dhe bota e futbollit reagoi në pikëllim pas këtij incidenti në njërin prej monumenteve më të famshme të Parisit. Kjo katedralja, që daton që nga shekulli i 13-të, u dogj për disa orë, duke bërë që maja e saj e famshme dhe kulmi i ndërtesës të shkatërroheshin.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “më e keqja ishte mënjanuar” dhe shtoi se do të fillonte një shoqatë ndërkombëtare për të ngritur fondet për ta rindërtuar pjesën e dëmtuar të katedrales. “Notre Dame është histori jonë, literatura jonë, pamja jonë. Është vendi ku i kemi përjetuar momentet tona më të mrekullueshme, nga lufta te liria. Kjo histori është e jona dhe po digjet. Po digjet dhe unë e di pikëllimin që po e ndiejnë bashkëkombësit e mi” është shprehur Macron.

Tragjedia e së hënës e pati një ndikim të madh edhe në botën e futbollit, veçanërisht te yjet franceze, të cilët i shfrytëzuan llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale për t’i ofruar lutjet e tyre. Kylian Mbappe, Adrien Rabiot dhe Alexandre Lacazette ishin në mesin e atyre që reaguan të parët, ndërsa edhe Didier Drogba dhe Neymari e shprehën pikëllimin e tyre për këtë incident. “Çfarë do të të them unë për Parisin… si gjithmonë, kur diçka e tillë ndodh, kudo në botë, sot është në Paris… është e komplikuar dhe nuk ia uroj askujt një gjë të tillë. Ne ishim duke ushtruar kur e mora lajmin, shpresoj që nuk ka viktima”, është shprehur Zidane.

Related posts

Teknologjia VAR, edhe një vend tjetër nis aplikimin e tij

Q.Autor

Plani i Manchester United për të ringjallur “Old Trafford”

Sadik.Autor

EURO 2020/ Shpërthen Elbasan Arena, Dermaku ndëshkon Islandën. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment