Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ “Ujqërit e Dëborës” ndalin vrullin e Flamurtarit

Skënderbeu ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 2-0 në ditën e Pashkës orthodokëse. Një dominim absolut i skuadrës së Orges Shehit, e cila rikthehet te fitorja pas disfatës së javës së kaluar ndaj Laçit.

Ishte Krasniqi ai që kaloi në avantazh korçarët në minutën e 27-të me një gjuajtje të kalibruar në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin Koliçi. Pavarësisht epërsisë, bardhekuqtë, nuk e ulën rritmini, duke krijuar raste të shumta shënimi.

Duhet të vinte minuta e 86-të, qe Gjergji Muzaka të vulonte sfidën me një 11-metërsh të shndërruar në gol nga mesfushori tiranas.

Krasniqi goli

Pavarësisht përpjekjeve, duhet theksuar se paraqitja e skuadrës së Ilir Dajës la për të dëshiruar. Vlonjatët vinin në këtë takim pas 4 fitoresh radhazi dhe një barazim, duke prishur kështu serinë e ecurive pozitive.

Related posts

“DUHEJ TË KISHA REAGUAR…”/ “Sir” Ferguson pranon gabimin me Messin në finalen e Champions-it 2011

Delo.autor

Guardiola dominon në Angli dhe shpallet trajneri më i mirë

Sadik.Autor

TORINO-JUVENTUS/ Zhbllokohet derbi, De Ligt shënon për “Zonjën e Vjetër”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment