Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari, Gol “alla Panenka”. Gjergji Muzaka dyfishon shifrat

Është duke u luajtur në Korçë përballja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë tepër vendimtare për objektivat e skuadrës të cilat synojnë zonën e Europës.

bandicam 2019-04-28 19-02-52-703

Korçarët vijnë në këtë takim pas humbjes në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Flamurtari barazoi në shtëpi ndaj Luftëtarit. Në 30 javë, vlonjatët kanë arritur të sigurojnë 48 pikë duke u renditur në vendin e 3-të, ndërkohë që Skënderbeu mban vendin e 6-të me 43 pikë.

LIVE| SKËNDERBEU-FLAMURTARI 2-0

Krasniqi 27′ , Muzaka 86′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+2′ Zëvendësim i tretë te Skënderbeu, largohet Radas, vendin e tij e zë Kaba Sambou.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89’ Një tjetër debutues në fushë për Flamurtarin, Kreshpa zë vendin e Mustafës.

86′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Muzaka tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke shënuar “alla Panenka”. 

85′ Penallti për Skënderbeun. Kotobelli ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Krasniqit. Gjyqtari Koçi tregon gishtin tek pika e bardhë e penalltisë.

81’ Vjen edhe lëvizja e dytë e Dajës, largohet Ribaj, vendin e tij e zë i riu Diamanti.

77′ Zëvendësim edhe te Flamurtari, largohet Rrapaj, vendin e tij e zë Ymeraj.

76′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, largohet Bregu, vendin e tij e zë Pervan.

70′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Oto Xhon, vendin e tij e zë Nazmi Gripshi.

65’ Tre harkime radhazi në zonën e Skënderbeut, largojnë në vështirësi mbrojtësit e skuadrës korçare.

61’ Kale provon të shënojë me gjuajtje nga jashtë zonës, por shënjestra është shumë e gabuar dhe nuk i afrohet katërkëndorit të Dajsinanit.

57′ Pranë golit të dytë Skënderbeu, Dita provon me një gjuajtje nga distanca, topi devijohet dhe përfundon ngjitur me shtyllën.

56′ Sibo nis bukur Bregun, ky i fundit rrëzohet brenda zonës pas një dueli me Pollozhanin, por për gjyqtarin Koçi gjithçka e rregullt.

53′ Nervozizëm në Korçë, Radas kapet me Bathën, gjyqtari i ndëshkon të dy futbollistët me kartonë të verdhë. Kapiteni i korçarëve humbet sfidën ndaj Tiranës.

47′ Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacion.

Related posts

PRANON KAPITULLIMIN NË CHAMPIONS/ Ish-kapiteni i Milanit: Më shumë se kaq nuk mund të bënte

Delo.autor

“KËRCËNON” RIVALËT E SUPERIORES/ Sulmuesi Ngo: Jemi skuadër shumë e fortë…

Delo.autor

ZYRTARE: Skënderbeu konfirmon largimin e janarit, nënshkruan me…

Q.Autor

Leave a Comment