Futboll Sport

LOJTARËT KËRKOJNË GUADIOLËN/ Brazili nis kontaktet me trajnerin që dështoi në Katar

Federata Braziliane e Futbollit është vënë në kërkim të një trajneri të ri për “Seleçaon” pas largimit të Tites. Sipas gazetës katalanase “Sport”, në krye të listës së federatës braziliane qëndron emri i ish-trajnerit të Spanjës, Luis Enrike.

Gazeta spanjolle në fjalë bën me dije se presidenti i federatës, Ednaldo Rodriges, i ka telefonuar Luis Enrikes, i cili fillimisht nuk ishte prioritet për Brazilin. Por me sa duket refuzimi i Guardiolës dhe vështirësitë për të marrë Murinjon kanë bërë që Brazili t’i kthehet Luis Enrikes si alternativë e parë.

Janë disa karakteristika të Enrikes që kanë bindur federatën braziliane, duke nisur nga vendosmëria e tij për t’u besuar të rinjve si dhe filozofia e tij sulmuese.

Por në Brazil jo të gjithë janë dakord me kandidaturën e spanjollit. Figura të rëndësishme në skuadër kanë opinion tjetër dhe ata dëshirojnë trajnerin e Fluminenses, Fernando Diniz, i njohur ndryshe si “Guardiola i Brazilit”.

Related posts

TRAJENRI I RI I “DEMAVE”/ Lerda mbërrin ne ambientet e Partizanit (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Reali, Barcelona dhe Juventus takohen përsëri. Viti 2022 kthen projektin “Super League”

Delo.autor

Diego Simeone flet për stolin e Arsenal: Nuk kam pasur kontakte me klubi anglez

Sadik.Autor

Leave a Comment