Futboll Sport

“Ronaldo është bërë vetë, ndërsa Messi…”/ Ish kapiteni i Realit krahason dy yjet

Superstari i Barcelonës, Lionel Messi, ka më shumë talent se Cristiano Ronaldo, por portugezi i Juventusit është më ambicioz. Kështu mendon ish-lojtari dhe kapiteni i Real Madridit, Guti. Krahasimi mes këtyre dy yjeve të futbollit në dekadën e fundit, por edhe i tyre me të mëdhenjtë e këtij sporti në histori, bëhet shpesh temë debati.

Qasja aktuale e argjentinasit dhe portugezit në këtë sezon është e tillë: Messi ka shënuar 32 gola në La Liga këtë sezon, ose 42 gola në të gjitha garat; ndërsa Ronaldo ka realizuar 19 gola në kampionatin e tij të parë në Serie A, ose 24 gola në të gjitha garat për kampionët italianë.

I pyetur për të zgjedhur midis Messit dhe Ronaldos, ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, i cili tani është ndihmëstrajner te gjigantët turq të Besiktas, i tha “Marca”: “Të dy. Është e vërtetë që kohët e fundit, përmes një “tweeted” kam zgjedhur Messin, por unë e vlerësoj shumë atë që ka bërë Cristiano. Ai është një lojtar i madh. 

Messi ka më shumë talent, Cristiano është më tepër golashënues, ka me shumë ambicie. Ai është një lojtar i bërë vetë me punë dhe stërvitje të madhe. Eshtë e pabesueshme që në epokën e Messit, CR7 ka mundur të fitojë pesë “Topa të Artë”. Se sa i rëndësishëm është, e tregoi te Real Madridi. Sidomos në ndeshjet e mëdha, Real Madridi e ndien shumë mungesën e tij”

Related posts

Maradona kritikon Sevilla-n: Ka 1000 trajnerë në qarkullim që janë më të mirë se Montella

Q.Autor

E ARDHMJA E YLLIT TË TOTTENHAMIT/ Sulmuesi kërcënon: Do të luaj vetëm ku të jetë ai trajner

Delo.autor

Conte: Nuk qëndroj për mëshirë, por se kanë besim tek unë

Q.Autor

Leave a Comment