Futboll Seria A Sport

RREGULLORJA E SERIE A/ Si kualifikohen skuadrat dhe situata e dueleve direkte

Pesë javë nga fundi, 6 skuadra të përfshira për dy vende në Champions dhe ashtu si në Formula 1, detajet mund të bëjnë diferencën, duke kujtuar se vjet, Interi e parakaloi Lacion në kthesën e fundit dhe duke i marrë vendin e katërt. Po në rast të një renditjeje me pikë të barabarta kush kualifikohet kundrejt tjetrës dhe si?

Rregullorja – Rregullorja e Serisë A përfshin që në rast se dy ekipe përfundojnë me pikë të barabarta, (si Milani dhe Atalanta në këto momente), renditja finale vendoset pikësëpari nga pikët në përballjet direkte (golat në transfertë nuk vlejnë). Por nëse edhe ky detaj është në baraspeshë, ndarja vendoset nga: diferenca e golave në sfidat direkte; diferenca e golave totalë; numri më i madh i golave të shënuar ose me short, me monedhë, nëse gjithçka do të jetë në baraspeshë. Por cila është situata aktuale e Serisë A, shpjegohet si më poshtë:

INTER, 61 pikë – Zikaltrit, përveçse janë në avantazh pikësh në duelet direkte me Milanin dhe Lacion, barazimi i dyfishtë në dopiosfidën me Romën do të varet nga diferenca e përgjithshme e golave. Aktualisht Interi ka një golavarazh +24, ndërsa Roma është në +12. Ndërkohë, skuadra e Spaletit do të ishte në disavantazh në rast barazimi pikësh me Atalantën dhe Torinon.

MILAN, 56 pikë – Ekipi i Gatuzos ka bërë mjaft mirë në përballjet direkte, ndaj nuk i trembet renditjes me pikë të barabarta me Lacion, Romën dhe Atalantën. Ndërkohë, e kundërta do të ndodhte ndaj Interit, ku “Djalli” është në disavantazh si rrjedhojë e humbjes në të dyja derbet. Për më shumë, në fundjavë do të sfidojnë Torinon në transfertë, duke kujtuar se në “San Siro” ka përfunduar 0-0.

ATALANTA, 56 pikë – Bergamaskët janë në avantazh kundrejt Interit dhe në disavantazh me Milanin e Torinon. Pas barazimit 3-3 me Romën, renditja mes këtyre dy skuadrave do të vendosej nga golavarazhi i përgjithshëm, ku Atalanta e ka +24, ndërsa Roma +12. Pas dy javësh, Gjimshiti e Berisha do i bëjnë vizitë Lacios, pasi e kanë fituar 1-0 ndeshjen e vajtjes.

ROMA, 55 pikë – Golavarazhi i përgjithshëm mund t’i kushtojë shtrenjtë skuadrës së Ranierit, pasi +12 do t’i penalizonte kryeqytetasit ndaj Interit dhe Atalantës (të dyja +24 gola). Roma është në avantazh vetëm ndaj Torinos, por janë në disfavor edhe ndaj Milanit e Lacios, në rast barazimi pikësh në zonën Champions.

TORINO, 53 pikë – Dy ndeshje jetike në dy javët e ardhshme: me Milanin e nisin nga 0-0 në “San Siro”, ndërsa me Lacion nga 1-1, sërish në transfertë. Ekipi i Maxarrit është në avantazh në duelet kundër Interit, Atalantës, ndërsa me Romën ka humbur dy herë.

LACIO, 52 pikë – Në pritje të duelit me Atalantën, pasi kanë humbur 1-0 në Bergamo dhe pasi të luajnë me “granatat” në Torino, pas 1-1 në kryeqytet, Simone Inzagi dhe lojtarët e tij janë në avantazh vetëm përballë Romës, ndërsa në disavantazh me dy ekipet milaneze.

Related posts

Atletico Madrid: Më mirë të humbasim Griezman sesa Simeonen!

Q.Autor

BARAZUAN NË DUELIN NDAJ NICES/ PSG fiton penallti, shikoni gjuajtjen e Neymarit (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Arsenal barazon në limitet e ndeshjes, Bellerin shpëtimtari i Wenger

Q.Autor

Leave a Comment