Futboll Sport

SFIDA VENDIMTARE/ Befason Allegri: Nuk e festojmë “Scudetton” më mirë pas Ajaxit

Juventusi të shtunën do të luajë në transfertë kundër Spalit, ku në rast fitore barezinjtë do të siguronin matematikisht titullin e tetë radhazi në Serie A.

Një ditë para ndeshjes Massimiliano Allegri ka kërkuar që futbollistët e tij të mos mendojnë për këtë përballje, por të përqendrohen te sfida e të martës kundër Ajaxit që do të jetë vendimtare për fatet e kualifikimit në Champions League.

“Ndaj Spalit nuk do të jetë e lehtë, pasi është një skuadër që ka fituar të dy ndeshjet e fundit në fushën e saj, përfshi këtu edhe përballë Romës. Megjithatë do të preferoja që festa e titullit të vinte pas ndeshjes me Ajaxin, pasi tani të gjithë duhet të mendojmë për sfidën e të martës dhe ta mbyllim me sukses”, tha Allegri.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Lojtarët shqiptarë ja marrin këngës, karantina dhe reagimet epike në rrjete sociale (VIDEO)

Delo.autor

E LARGON VALVERDE/ Dyshja e Premier Leagues në garë për yllin e Barcelonës

Isa.Autor

NGA HISTORIA TEK KOMBËTARJA/ Një shtizë xhamajkane për Anglinë, Sterling u rrit pak metra larg “Wembley”-t

Delo.autor

Leave a Comment