Futboll Seria A Sport

“GALAKTIKËT” ME MUNGESË NDAJ UNION BERLIN/ Në “listë” shtohet dhe Dani Carvajal

Mbrëmjen e së mërkurës, “galaktikët” e Real Madrid do të nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të UEFA Champions League, ku në “Santiago Bernabeu” do të presin gjermanët e Union Berlin, me këta të fundit që do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë në histori, në këtë kompeticion.

Mirëpo, për këtë ndeshje, tekniku Carlo Ancelotti mund të vuajë dhe një mungesë tjetër përveç atyre të Courtois, Modric e Vinicius, me anësorin e mbrojtjes, Dani Carvajal, i cili mund të mungojë për 10 ditët e ardhshme, duke rrezikuar kështu dhe derbin e fundjavës ndaj Atletico Madrid.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “AS”, Carvajal ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë duke e lënë kështu jashtë fushave të blerta e duke i shtuar një tjetër “sikleti”, teknikut italian.

Related posts

I MJAFTOJNË 4 MINUTA LOJË/ Pas një pasimi nga Cuadrado, Kulusevski ndëshkon Geona-n (VIDEO)

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Katër lojtarë në qendër të merkatos, tek Tirana vendosin ultimatum për shitjen e talenteve

Delo.autor

E BUJSHME/ Man United bën gati 60 milionë euro për yllin e Fiorentinës, nuk është Chiesa

Isa.Autor

Leave a Comment