Champions League Futboll Sport

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Juventus humbet miliona euro dhe çmimi në bursë fundoset

Në futbollin modern gjithçka përkthehet në para dhe një eliminim në Champions League nuk është më thjesht një disfatë zhgënjyese për suksesin e munguar, por edhe një goditje e rëndë për financat e klubeve.

Juventusi u mposht nga Ajax të martën dhe njëherësh ka djegur 13 milionë euro, ndërkohë që ka humbur shansin të luftojë për një arkëtim deri në 33 milionë euro. Ky është efekti ekonomik i eliminimit nga Ajax, në lidhje me premiot e vendosura nga UEFA.

Edhe në bursë goditja është shumë e rëndë, sepse titulli bardhezi zbriti deri në 24%, duke u pezulluar përkohësisht mëngjesin e sotëm.

Dështimi në Champions mund të sjellë edhe një ngadalësim të rritjes pesëvjeçare që ka planifikuar klubi, që ka ndërtuar gjithçka rreth blerjes së ikonës Cristiano Ronaldo.

Juve del nga Champions League me një arkëtim prej rreth 94 milionë eurosh: 30 nga rezultatet historike, 26 nga pjesëmarrja dhe rezultatet në grupe, 20 nga 1/8-at dhe rreth 18 nga “market pool”, fondi që u shpërndahet klubeve në bazë të rëndësisë së tyre mediatike.

Kualifikimi për në gjysmëfinale do të vlente edhe 13 milionë euro në premio, pa harruar rreth 5 milionë euro të ardhura nga biletat e shitura. Fitimi i Champions League do çonte në arkat e klubit bardhezi 127 milionë euro në total, ndërsa tashmë 33 milionë euro Juve i ka humbur.

Pasojat? Juve ka shtuar me 35% pagat këtë sezon dhe do ta mbyllë me humbje sezonin, por humbja më e madhe është në imazh, sepse Juve, edhe me Ronaldon, mbetet i vogël në futbollin botëror, duke mos fituar Champions prej 2 dekadash.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja futbollisti i vetëm i Kombëtares që luan këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm

Delo.autor

FESTË TEK INTERI/ Zikaltrit pranë goditjes së dyfishtë, arrin akordin me…

Isa.Autor

NGA NJË GOL PËR SECILËN PJESË/ Liverpool merr kryesimin, të kuqtë bëjnë detyrën në shtëpi

F.autor

Leave a Comment