Futboll Seria A Sport

SHERRI MASIV PAS NDESHJES MILAN-LAZIO/ Gjesti i Acerbit, ja 2 mesfushorët që rrezikojnë dënimin

Polemikat nuk po shuhen pas ndeshjes Milan-Lacio. Pas asaj penalltie në favor të kuqezinjve, në fundin e takimit, pati një sherr masiv ku protagonistë kryesor ishin Açerbi, Bakajoko dhe Kesi.

Në fund, pasi gjithçka u zgjidh, mbrojtësi i Lacios u dhuroi fanelën kuqezinjve. Mirëpo këta e drejtuan atë nga tifozët, gjest që nuk është pritur mirë nga Açerbi. Një gjest që edhe mund t’i ndëshkojë 2 mesfushorët nga Gjykata Sportive.

“Nxitja e urrejtes nuk është sport, por një shenjë dobësie”, ishte reagimi i qendërmbrojtësit të Lacios, që ka qenë pjesë e Milanit më parë. Mirëpo edhe Bakajoko e Kesi kërkuan falje pas ndeshjes, duke thënë se ishte thjesht një shaka dhe nuk kishin qëllim të ofendonin askënd.

Milani arriti të fitonte me penalltinë e Kesit duke ruajtur përkohësisht vendin e katërt, që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Related posts

Ronaldo: Ju tregoj si ndihem. Akuzat për përdhunim?! E rëndësishme është që…

Isa.Autor

Lika: Skuadra po vuan goditjet standarte, krenar për atë që dhanë lojtarët

Sadik.Autor

Arsenal- West Ham United, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment