Futboll Premier League Sport

DEKLARATA PARA NDESHJES NDAJ CHELSEAT/ Klopp: Duhet të krijojmë fuqinë e “Anfield” dhe të…

Liverpool do ta ketë sot testin më të vështirë të mbetur në garën për titullin e Premierligës.

Me fillim nga ora 17:30, në “Anfield”, skuadra e Jurgen Klopp do të zbres për ndeshjen kundër skuadrës së Chelsea.

Liverpool është në nevojë të madhe për tri pikët në garën për titullin me Man City, por edhe Chelsea janë në garën për një vend në top katërshe.

Për këtë ndeshje të vështirë, Klopp ka thënë se duhet të përdorin energjinë e ‘Anfield’ dhe ka lutur tifozët për një atmosferë elektrizuese.

“Duhet të krijojmë fuqinë e Anfield dhe të përdorim atë fuqi përsëri” ka thënë Klopp para ndeshjes kundër londinezëve.

“Jam shumë i lumtur me tifozët dhe mënyrën se si ata janë përballur me të gjitha gjatë muajit të kaluar dhe ndoshta prej kur jam këtu” ka thënë tutje gjermani.

“Kemi një kundërshtar të fortë dhe ne duhet të fitojmë” ishin disa nga fjalët e Klopp në konferencën për shtyp, para ndeshjes së madhe.

Në anën tjetër, rivalët e Liverpool për titullin, do të kenë punë pakëz më të lehtë, kur do të përballen me Crystal Palace.

Related posts

Trajneri Pacult flet për titullin, ka një mesazh për Skënderbeun

Sadik.Autor

NIS “PESHKIMIN” PËR NJË SULMUES/ Marotta hedh “grepat” për yllin e Real Madrid…

Delo.autor

Trajneri i Spanjës: Vuajtëm ndaj Shqipërisë, ka lojtarë cilësorë që luajnë në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment