Futboll Seria A Sport

“SHKAKU I VËSHTIRË TË GJENDET”/ Allegrit s’i del e keqja: Champions League është një kompeticion bastard…

Juventusi do të hidhet nesër në fushën e lojës për të luajtur ndaj Interit, në derbin e Italisë.

Përpara çdo ndeshjeje, në konferencën për shtyp ka dalë Masimiliano Allegri, i cili preku disa tema dhe ka qenë argëtues në fjalën e mbajtur para gazetarëve.

“Nesër si çdo ndeshje tillë do të jetë e bukur dhe ne duhet të vazhdojmë të marrim rezultate, sepse nga ky moment e deri në fund ne kemi qëllimin që të marrim pikë në këto ndeshje që na japin stimuj”, tha fillimisht tekniku i bardhezinjve.

Në lidhje me Champions League, Allegri deklaroi: “Shkaku është i vështirë për t’u gjetur. Është një kompeticion sa i bukur aq dhe bastard. Eliminimi erdhi në momentin që skuadra ishte mirë. Ne bëmë mirë para pushimeve, më pas patën shumë dëmtime. Fituam Superkupën dhe eliminuam Atleticon. Këtë vit nuk ka qenë e lehtë, sepse nuk nëse nuk shtynim për të fituar kampionatin, mund ta kishim humbur dhe atë”.

Related posts

I RRITUR ME NJË SFOND LUFTE DHE SAKRIFICASH/ Shaqiri tregon të kaluarën për “The Guardian”

F.autor

Ronaldo ka rilindur, zbulohet sekreti se si u rikthye në makinë golash

Sadik.Autor

Adrien Silva: Falë Zotit nuk përfundova me Mourinho-n

Q.Autor

Leave a Comment