Futboll La Liga Sport

SHKËMBIMI VINICIUS JR-SADIO MANE/ Perez replikon me Liverpoolin: Nuk ka për të ndodhur…

Real Madrid ka hedhur poshtë idenë e një shkëmbimi të mundshëm “kokë më kokë” midis Sadio Mane, që luan me Liverpool dhe Vinicius Junior, që luna pikërisht me “los blancos”. Kjo ide ka ardhur nga skuadra britanike, që iu kundërpërgjigj në këtë mënyrë ekipit madrilen pas kërkesës së këtij të fundit për sulmuesin nga Senegali.

Mediat spanjolle konfirmojnë se fillimisht ka qenë Reali ai që ka kërkuar të mësojë nga Liverpool shumën që kërkon për të blerë sulmuesin 27-vjeçar Sadio Mane. Përgjigjja që erdhi nga drejtuesit e “reds” ishte: “Nuk duam parà, në shkmbim duam 18-vjeçarin brazilianin Vinicius Junior”.

Pasi kanë marrë përgjigjen Real Madrid kanë replikuar prerë me një JO: “Ky shkëmbim nuk ka për të ndodhur kurrë”. Kjo do të thotë që edhe Mane nuk ka për të lëvizur nga skuadra e Liverpool në fund të këtij sezoni.

Related posts

ZGJEDHJA MË E MIRË/ Edy Reja mund të drejtojë skuadrën e Serie A këtë sezon

F.autor

SPORTISTI SHFRENON FANTAZINË/ Atleti pret finishin në mënyrë të PABESUESHME duke…(VIDEO)

Isa.Autor

TRASFERIMI I BUJSHËM/ Man City zëvendëson yllin e mesfushës me londinezin 60 milionësh

Delo.autor

Leave a Comment