Gossip

KRITIKA TË ASHPRA NDAJ SULMUESIT TË “DJAJVE TË KUQ”/ Modelja “shpërthen”: Gënjeshtar, më shkatërroi jetën… (FOTO)

Mirtha Sosa, një modele e njohur nga Paraguai ka “shpërthye” në kritika ndaj sulmuesit të Manchester United, Alexis Sanchez, duke e cilësuar atë si një gënjeshtar feminist.

Në një intervistë për një medie argjentinase, Sosa tha se ka komunikuar për 5 muaj me kilianin dhe jetën e saj e lidhi vetëm me të, duke harruar gjithçka.

“Kam folur me të me video dhe rashë në dashuri me të sepse i besova atij dhe gënjeshtrave të tij”, tha fillimisht modelja.

Më tej ajo zbuloi se Sanchez e mbante 24 orë në kontakt me video duke biseduar me të, madje kishte ndërhyrë duke i ndaluar asaj liritë e veta, për të cilat Sosa tha se e kishte mbyllur jetën e saj vetëm rreth tij.

“Ai ma bëri jetën të pamundur, nuk kisha jetë më, jetova për të. Rashë në dashuri me atë njeri dhe më tha se nuk dëshironte ta dinte asnjë njeri. Ai më dha një biletë për të udhëtuar në Londër, por nuk shkova sepse doja të kisha një dalje publike. Ai vetëm sa më lëndoi, më shkatërroi jetën time”, tha Sosa.

Më tej modelja paraguaiane zbuloi se ajo e kapi sulmuesin 30-vjeçar duke biseduar me femra të tjera dhe Sanchez ia ka mohuar këtë fakt, mirëpo ajo vendosi të largohet prej tij duke e cilësuar si një njëri të rremë, mashtrues që gënjen pa fund.

Gjithashtu ajo njihet si një tifoze e Real Madridit dhe e fiksuar pas Cristiano Ronaldos.

Related posts

Kim Kardashian po e “shkatërron” Ronaldon me këto foto

Q.Autor

Wanda vazhdon të provokojë në Instagram, Icardit nuk i pëlqen aspak

Q.Autor

MASHTRIMI I SHEKULLIT/ Kujtoi se ishte lidhur prej 13 vitesh me super modelen, volejbollistit të Italisë i zhdukin 700 mijë euro

Delo.autor

Leave a Comment