Futboll Premier League Sport

“SHPËRTHEN ÇËSHTJA E FANTAZISTIT GJERMAN”/ Ozil nuk e ka marrë dëmitimin në fushë, por nga…

Në shtëpinë e Arsenal-it, që mbrëmjen e sotme pret Napoli-n për çerekfinalet e Europa League, ka shpërthyer përsëri një çështje Mesut Ozil.

Fantazisti gjerman vazhdon të ketë probleme serioze në kurriz, që nuk janë shkaktuar nga dëmtime në fushën e lojës, por nga një pasion i veçantë i lojtarit.

Ai për video-lojërat dhe për Fortnite. Ozil është gjobitur dhe nuk është aktivizuar në të kaluarën me ekipin, sepse kalonte orë të tëra gjatë ditës para kompjuterit, duke i krijuar vetes shumë probleme fizike.

Sipas shtypit anglez, gjermani është kthyer të luajë rreth pesë orë në ditë. Në Gjermani, e përditshmja “Bild” ka folur me një mjek specialist, i cili ka konfirmuar se kjo varësi mund të ketë ngadalësuar rikuperimin fizik të lojtarit dhe mund ta ketë përkeqësuar gjendjen e tij.

Related posts

NDESHJA NDAJ KOMBËTARES/ San Marino, ekip amatorësh. Ja bilanci i ndeshjeve direkte me Shqipërinë…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Goditja e parë në merkato, Kukësi prezanton ish-futbollistin e “vlonjatëve”

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Lazio-Bayern Munich. Rezultati 1-4

Delo.autor

Leave a Comment