Futboll Sport

LAJM I MIRË PËR MILANIN PARA SFIDËS ME MANÇESTER JUNAJTID/ Rikuperohen 3 titullarët kuqezi

Lajme të mira për Stefano Piolin përpara sfidës së fazës së 1/8 të Europa Ligës ndaj Mançester Junajtid e cila është e programuar të zhvillohet, të enjten në stadiumin “Old Trafford” me fillim nga ora 18:55.

Sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, skuadra kuqezi ka rikuperuar Sandro Tonalin i cili në ndeshjen ndaj Veronës ndenji përgjatë 90 minutave në pankinë për të mos e rrezikuar për sfidën e madhe të së enjtes.

 

Gjithashtu tekniku kuqezi ka rikuperuar edhe dy pjesëza të mëdha të formacionit të tij, Teo Hernandez dhe Ante Rebiç të cilët lanë pas dëmtimet e tyre muskulore.

Related posts

Mbrojtësi adoleshent i Anglisë: Mamaja më telefonon çdo ditë, për të pyetur nëse…

Sadik.Autor

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Goli “fantazmë” i Ronaldos, UEFA fajëson edhe vetë Portugalinë

Delo.autor

SHKROI HISTORINË NË KUPËN E BOTËS/ Ish-sulmuesi i Inter gati të nisë aventurën e re si trajner

Delo.autor

Leave a Comment