Futboll Sport

SI DO TA NDALËSH RONALDO? Trajneri i Ajaxit befason me përgjigjen e tij

Të martën Juventusi do të presë Ajaxin në ndeshjen vendimtare për fatet e skuadrës që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Trajneri i skuadrës holandeze, Erik ten Hag, ka thënë se ata nuk kanë një plan konkret se si t’i ndalin lojtarët e ‘Zonjës së Vjetër’, veçanërisht Cristiano Ronaldon.

“Juventus është favorit, duhet të shënojmë, duhet të kapërcejmë çdo limit”, tha fillimisht Ten Hag.“Nëse luajmë mirë, mund t’ia dalim. Ata do të bëjnë diçka ndryshe. Javën e kaluar kontrolluam ndeshjen por nuk arritëm dot të shënonim më shumë se një gol. Mbrojtëm mirë, por pësuam. Besoj se Allegri do të ndryshoj diçka, ndaj ne duhet të përmirësohemi.

Ronaldo? “Nuk do t’i vë një futbollist posaçërisht nga pas. Nuk do ta markojmë një kundër një, nuk e bëjmë kurrë me asnjë. Do ta trajtojmë si çdo futbollist tjetër”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që ndeshjen e parë Juventusi nuk mori më shumë se një barazim 1-1 përballë Ajaxit.

Related posts

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Të gjithë vendosin duart në kokë, e pabesueshme çfarë humbet Kobina (VIDEO)

Delo.autor

Rodriguez shënon gol ndaj Manchester United

Sadik.Autor

Kapiteni i Skocisë/ Robertson motivon të tijtë: O tani o kurrë, përballë Shqipërisë vetëm fitore

Isa.Autor

Leave a Comment