Futboll Seria A Sport

SIGUROI TITULLIN E 8 RADHAZI ME JUVENUSIN/ Allegri ‘tërbon’ tifozët: Sezonin e ardhshëm synimi kryesor do të…

Massimiliano Allegri ka thënë se nuk do t’i shijojë rekordet e tij derisa të pensionohet, si dhe ka këmbëngulur se synimi kryesor i Juventusit edhe sezonin e ardhshëm do të jetë titulli në Serie A.

Juventusi e siguroi titullin e tetë radhazi, që është historik, dhe të 35-të në total në Serie A të shtunën në mbrëmje, pas fitores 2:1 kundër Fiorentinës në Torino.

Po ashtu, Allegri është bërë trajneri i parë që i fiton pesë tituj radhazi në Serie A.

Duke ia shtuar edhe titullin që e fitoi me Milanin, ai është trajneri i dytë më i suksesshëm në histori të Serie A pas Giovanni Trapattonit, i cili i ka fituar shtatë në total.

“Nuk kam menduar për këtë akoma, mbase do ta bëj pas disa viteve kur të pensionohem. Atëherë do shikoj të kaluarën dhe mbase do ta kuptoj se kam bërë disa gjëra të mira në karrierën tim”, tha Allegri.

Juventusi është në ndjeke të titullit të trofeut në Ligën e Kampionëve pas shumë viteve, dhe këtë vit u eliminua nga Ajaxi në çerekfinale, por Allegri nuk dëshiron të largohet nga rruga e zakonshme.

“Sezonin e ardhshëm synimi kryesor do të jetë Scudetto përsëri. Do të luftojmë kundër klubeve të Milanos, të cilat po përmirësohen dhe kundër Napolit që po rritet. Roma dhe Lazio mund të forcohen sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

Related posts

BRAZIL-PERU/ Gol me penallti në finalen e Kupës së Amerikës, peruanët “surprizojnë”

Delo.autor

FORMULA 1/ Flamur i kuq dhe surpriza, Piloti Leclerc me Ferrari siguron “pole position” edhe në Baku

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Ylli spanjoll rrëfen: Ajo që përjetova me Guardiolan ishte…

Delo.autor

Leave a Comment