Futboll Seria A Sport

“SKANON” SITUATËN QË EKZISTON TEK MILANI/ Paolo Maldini: Ne jemi gati për çdo gjë, kemi…

Paolo Maldini, drejtues në skuadrën e tij të zemrës Milanin, ka skanuar disi situatën që ekziston te kuqezinjtë. Legjenda e gjallë e “Djallit”, në një intervistë ekskluzive për “Mediaset”, ka prekur një sërë çështjesh, të cilat tani e shqetësojnë Milanin.

Gatuzo? “Ne jemi të kënaqur me Gatuzon dhe nuk e kemi vënë në dyshim deri tani. Nuk kemi menduar ta shkarkojmë atë. Jemi të bindur se ai është trajneri i duhur për Milanin. Klubi ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të, si me lojtarët. Rino di çdo gjë, madje dhe se çfarë mendojmë ne për punën e tij. Gjithashtu ai mund të ndihmojë te rinjtë sepse e njeh mirë këtë mjedis. Ai ka një kontratë 2-vjeçare dhe une me Leonardon duam që të fitojmë me Rinon në stol. Ne flasim drejtpërdrejtë, shumë më mirë se sa të flasim prapa krahëve”.

Dënim nga UEFA? “Edhe sezonin e shkuar duhet të përjashtoheshim nga garat europiane, por më pas erdhi vendimi i KAS-it. Ne jemi gati për çdo gjë, kemi shumë armë. Si klub duam që të mos jetë një përballje pa dialog. UEFA e ka kuptuar se Milani është një klub me financa të shëndetshme, me drejtues kompetentë që dëshiron të kthehet në krye. Do të diskutojmë me ta”.

Liga e Kampionëve? “Kualifikimi në Champions do ishte një bonus i madh për merkaton, ashtu edhe për entuziasmin e grupit. Do të ishte diçka negative mos të shkonin në Champions për të shatin vit rradhazi”.

Related posts

“MARKA E SHTETRVE”/ Strategji e klubeve europiane dhe qeverive. Barcelona u bë e fundit që iu bashkua një sërë skuadrave të mëdha

F.autor

BILETAT JANË SHITUR TË GJITHA/ UFC merr vendimin surprizë para duelit mes McGregor dhe Cerrone

Delo.autor

Nga Roma në Stamboll/ Liverpooli kujton pesë triumfet në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment