Futboll Seria A Sport

SYNOJNË NJË VEND NË CHAMPIONS/ Ja dy ndeshjet vendimtare për sezonin e Milanit

Te Milani nuk ka më vend për gabime, nëse dëshiron të arrijë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë kanë patur rezultate negative në ndeshjet e fundit, duke humbur me Interin në derbi, me Sampdorian në transfertë dhe së fundi barazuan 1-1 me Udinesen në “San Siro”.

Dy ndeshjet e radhës së Milanit mund të jenë vendimtare për synimin e tyre për të arritur Ligën e Kampionëve.

Milani këtë fundjavë udhëton drejt Torinos për t’u takuar me Juventusin, ndërsa në ndeshjen e radhës pret Lazion, që po ashtu po kërkon një vend në Champions.

Pas 30 javëve të Serie A, Milani renditet në vendin e katërt me 52 pikë, katër më shumë se Atalanta dhe Lazio, që kanë nga 48 pikë.

Related posts

U ZYRTARIZUA “DIVORCI” ME JANINËN/ Andi Lila mban me shpresë: Kurrë mos thuaj kurrë, kam ofertë nga…

Delo.autor

INTERI GJEN PASARDHËSIN E ICARDIT/ Marotta kontakton rivalët e Serisë A, ja zëvendësuesi ideal

Delo.autor

Zvicra drejt çerekfinaleve/ Taulant Xhaka i “rreh shpatullat” vëllait të vogël (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment