Futboll Seria A Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Juventusi kërkon të marrë mbrojtësin e “Katalansave”…

Referuar raportimeve të medias sportive spanjolle “Don Balon”, drejtuesit e Juventus po mendojnë të përforcojnë radhët e mbrojtjes bardhezi me futbollistin e Barcelonës, Samuel Umtiti.

Mbrojtësi kampion bote në fuqi me Francën ka humbur vendin e tij prej titullari në formacionin blagurana për shkak të disa dëmtimeve, sikurse dhe për shkak të performancës pozitive të Lenglet.

Pikërisht për këtë motiv, në përfundim të këtij sezoni futbollisti francez mund të largohet nga skuadra katalanase.

Duke përfituar nga kjo situatë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur gjurmimin e kampionit të botës dhe është pikërisht Juventus klubi që shihet favorit mbi PSG e Manchester United për sigurimin e shërbimeve të Umtiti.

Related posts

PËRPLASJA ICARDI-INTER VAZHDON/ Marotta bën gati ofertën për rinovimin e yllit, ja shifrat

Delo.autor

ZBULOHET PLANI SEKRET I BARCELONËS/ Ja formula e mundshme e transferimit të Neymar

Delo.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Juventusi ka gati planin për të marrë talentin e Serisë A, ja oferta

Delo.autor

Leave a Comment