Futboll Ligue 1 Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Presidenti i PSG-së kërkon të blejë klubin e Serie A… (FOTO)

Qatar Sports Investments (QSI), grupi që zotëron klubin francez Paris Saint-Germain, është në bisedime për një blerje të mundshme të klubit italian Roma, për të shtuar investimet në futbollin europian dhe për të ndërtuar një perandori të re, pas asaj në Paris.

E përditshmja franceze L’Équipe shkruan se Katari synon të zgjerojë strategjinë e vet europiane dhe për ta bërë këtë gjë synon të blejë një klub në një kryeqytet të madh, me shumë turistë dhe ndikim kulturor. Për këtë arsye, Roma është zgjedhje ideale.

Në vitin 2011 Qatar Sports Investments, një zgjatim i fondit të zotëruar nga shteti i Katarit Qatar Investment Authority, bleu PSG-në dhe e ka kthyer në klubin dominues në Francë, por jo në Europë.

Tani Nasser Al Khelaifi është gati të japë 450 milionë euro për Romën, që i ka krijuar lidhjet me Katarin që vjet, kur firmosi një kontratë sponsorizimi me Qatar Airëays për 40 milionë euro, deri në 2021.

Për momentin pronari italo-amerikan i Romës, James Pallotta, ka mohuar të ketë marrë një ofertë të tillë, por ndoshta kërkon një shifër më të lartë.

UEFA nuk lejon që dy klube me të njëjtin pronar të marrin pjesë në kupat e Europës, por mjafton të kujtojmë Red Bull Salzburg e RB Leipzig, për të kuptuar se ka gjithnjë shtigje për të shmangur rregullat.

Related posts

MOMENTE PANIKU/ Fernando Alonso përplaset me 360 kilometra në orë (VIDEO)

Delo.autor

Botërori 2018/ Vincente Del Bosque nxjerr në pah defektet e Anglisë

Sadik.Autor

FLAKADANË DHE SENDE NË DREJTIM TË POLICISË/ Tifozët e skuadrës gjermane përleshen me forcat e rendit për… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment