Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Juventusi gati të paguajë klauzolën për yllin e Bundesligas….

Juventus është e përqendruar te ndeshja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Johan C ruyff Arena”, ku bardhezinjtë do të luajnë çerekfinalen e parë të Champions League kundër Ajax-it. Gjithsesi, “Zonja” po mendon edhe për të ardhmen, më saktësisht për atë që do të ndodhë nga qershori e në vazhdim.

Ajo e ardhshmja do të jetë një verë e pasur me ndryshime në Continassa dhe me disa blerje të rëndësishme. Mbrojtja dhe mesfusha do të jenë repartet që do të preken më shumë nga këto ndryshime, si për arsye teknike, ashtu edhe për shkak të moshës.

Nëse për mbrojtjen objektivat janë De Liget dhe Varane, për mesfushën alternativat janë të shumta. Ramsey do të zbarkojë në Torino me kosto zero, Paratici vazhdon të punojë në prapaskenë për Pogba, por edhe për Julian Brandt, ylli i Bundesliga-s i kërkuar edhe në të kaluarën nga italianët.

Siç ka bërë të ditur “Bild”, 22-vjeçari pritet të largohet nga Bayer Leverkusen në fundin e sezonit dhe Juventus është një kandidate serioze për ta marrë. Në fakt, “Zonja” mësohet të ketë nisur kontaktet me lojtarin dhe babanë-menaxher. Në kontratën e Brandt është e përfshirë një klauzolë prej 25 milionë eurosh, një shumë më se e përballueshme për torinezët.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”, ka thënë disa ditë më parë lojtari, duke i hapur derën një lamtumire të mundshme. Gjithsesi, Juventus do të duhet të mposhtë konkurrencën e Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Liverpool-it për të siguruar shërbimet e tij.

Related posts

“NUK ËSHTË MUNGESË EKSPERIENCE”/ Ish-sulmuesi Vieri analizon Inter: Ja pse “Zikaltërit” u përmbysën në pjesën e dytë

Delo.autor

PLASI SHERRI MASIV NË VLORË PAS NDESHJES/ Administratori: Shumë e trupshme. Nuk dua boksierë, por…

Delo.autor

BËN GJESTIN E VEÇANTË/ Mesfushori i Barcelonës respekton fansat, i jep autograf një… derrkuci (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment