Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Luftëtari, Drithërima në portën e krutanëve, Açka shumë pranë golit

Ka nisur sfida mes Kastriotit dhe Luftëtarit, e cila do të vendosë shumë për skuadrat që do të mbijetojnë dhe do të bien nga elita e futbollit shqiptar.

Kjo ndeshje mund të quhet pa frikë, “derb”i i mbijetesës, teksa pritet një përballje tepër e luftuar. Luftëtari nuk është më ai ekipi që pësoi 5 gola në Gjirokastër nga krutanët dhe kjo është dukur nga rezultatet që ka marrë në javët e fundit, ku mposhti Partizanin në kryeqytet. Ndërkohë një fitore të artë arritën edhe krutanët përballë Kukësit.

Skuadrat zbresin në fushën e lojës me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion dhe do të luftojnë për trepikëshin e vyer. Dy fitore në Gjirokastër ka marrë Kastrioti, 0-1 në fazën e parë dhe 1-5 në fazën e tretë. Ndërsa në të vetmin takim të luajtur në Fushë-Krujë për fazën e dytë, Luftëtari ka arritur të fitojë 0-2 me gola të Vasil Shkurtajt.

LIVE| KASTRIOTI-LUFTËTARI 1-0

H.Marku 26′ (p)

KOMENTI LIVE: 

66′ Krijohet iluzioni i golit në Fushë-Krujë. Juljan Shehu provon me të djathtën nga brenda zonës, topi përfundon në rrjetën e jashtme.

61′ Sa pranë i shkon golit Luftëtari me anë të Açkë, i cili me portën e boshatisur, ka goditur me kokë, duke fituar duelin me Çelën dhe Çekrezin, por topi ka shkuar jashtë kuadratit.

56′ Husein kthen një top të rrezikshëm mbrapa, largon me këmbë portieri Çekrezi.

55′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Oshafi, vendin e tij e zë Maldin Ymeraj.

52′ Rreshjet e dendura të shiut rëndojnë disi terrenin në fushën sportive “Redi Maloku”.

47’ Mundësi e mirë për Kastriotin, por Ruçi ndal në dy kohë gjuajtjen e Roxher.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Related posts

VAR NË CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA dëshiron ta fillojë përdorimin e kësaj teknologjie…

Isa.Autor

REAL MADRID-BARCELONA/ Zidane i beson Marcelos dhe Kroos, Setien rikthen të preferuarin e Messit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VIDEO/ Shënohet goli i parë në Premier League për vitin 2018

Q.Autor

Leave a Comment