Ekskluzive Futboll Sport

THIRRJE RACISTE NË FUSHËN E BLERTË/ Futbollistët që ranë “PRE” e sharjeve dhe…

Ndeshja mes Cagliari-t e Juventus-it përfundoi në qendër të vëmendjes për koret raciste kundrejt lojtarëve me ngjyrë të Juventusit dhe u bë shumë zhurmë vetëm kur djaloshi Moise Kean shënoi dhe shkoi të festonte në mënyrë polemizuese poshtë tribunës së tifozëve ultras të Cagliari-t, por ky nuk është rasti i vetëm.

AlpeNews.al ju sjell disa raste kur lojtarët bien pre e koreve racite nga tifozët për shkak të ngjyrës.

Son Heung

Tottenham nis hetimet për thirrje raciste ndaj Son Heung-min gjatë humbjes me Manchester United…nga tifozët e tyre. Gjatë disfatës 1-0 në Wembley, mbështetësit e Spurs u tmerruan nga thirrjet raciste të disave në drejtim të lojtarit nga Koreja e Jugut. Një person që ka qenë në Wembley raportoi abuzimin e rëndë ndaj Son nga një individ i cili e ka tepruar. Gazetari dhe tifozi i Tottenham James Dickens shkruajti në Twitter: “Nuk kisha hasur racizëm në 15 vitet e mia në futboll.

Kalidou Koulibaly

Stadiumi i Juventusit iu mbyll sektori “Curva Sud” për një ndeshje si dënim për thirrjet raciste dhe ofenduese ndaj Napolit. Klubi gjithashtu u gjobit me 10,000 euro për thirrjet ofenduese, që nën rregulloren e Serie A konsiderohen të njëjta me ato raciste. Por ka pasur edhe thirrje raciste ndaj mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly në minutën e 6-të të pjesës së dytë. Teksa thirrjet kanë ardhur kryesisht nga “Curva Sud”, ajo pjesë e stadiumit u mbyll për një ndeshje. Në të njëjtën ndeshje, tifozët e Napolit kanë hedhur një karrige drejt tifozëve të Juve-s, kështu që edhe klubi napolitan është gjobitur me 15,000 euro.

Blaise Matuidi

Inter u akuzua për thirrje raciste nga Lega Serie A, me thirrjet që kanë qenë për Blaise Matuidi i Juventus, kështu u hap një investigim nga prokuroria. Pas 55 minutave lojë në Derby d’Italia, të tre observuesit të pranishëm në stadium kanë dëgjuar thirrje që shfaqnin diskriminim racor ndaj francezit. Gjithsesi, sipas rregullave të Serie A duhet të marrin pjesë një përqindje e caktuar e tifozëve që të ketë ndëshkime, dhe teksa të tre observuesit ishin të tre shumë larg zonës nga ku erdhën thirrjet, mund të llogaritet se sa shumë tifozë kanë marrë pjesë.

/Alpesport.al

Related posts

SHTOHEN PROBLEMET PËR ANCELOTTIN/ Lorenzo Insigne për gatit largimin nga Napoli, ja aventura e re

Delo.autor

TRENDI I “EURO 2020″/ Yarmolenko i merr pijet pas Maqedonisë: E pashë CR7 dhe Pogban, më kontaktoni… (VIDEO)

Delo.autor

KA SHPRESË NË DURRËS/ Dopieta e Latif, Teuta rikthehet te fitorja dhe fundos Kastriotin

Isa.Autor

Leave a Comment