Futboll Ligue 1 Sport

PAS ZJARRIT SHKATËRRUES TË “NOTRE-DAME”/ PSG ka nisur të mobilizojë të gjitha forcat e klubit, ja qëllimi kryesor

Një ditë pas zjarrit shkatërrues të Katedrales së Notre-Dame në Paris, Paris Saint-Germain është shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, ashtu si i gjithë qyteti, dhe e konsideron si një katastrofë.

PSG ka nisur të mobilizojë të gjitha forcat e klubit, përfshi partnerët, si dhe një komunitet të madh të tifozerisë, në kryeqytetin francez dhe jashtë shtetit.

Qëllimi është të stimulojë dhe të marrë pjesë në një sërë iniciativash, duke përfshirë mbledhjen e fondeve që do të jenë pjesë e donacioneve për të rindërtuar ndërtesën në vitet e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, PSG ka shprehur admirimin dhe solidaritetin për zjarrfikësit e Parisit, të cilët kanë bërë çmos për të shpëtuar sa më shumë katedralen. Klubi gjithashtu premton se do të mbështesë zjarrfikësit.

Related posts

“AI VRAPON SHPEJT, DI TË…”/ Benzema largon frikën e dëmtimit, tregon si është të luash përkrah Mbappe

Delo.autor

SKANDALI/ Osimhen nga Lille për 50 milionë euro plus 4 lojtarë. Dy prej tyre luajnë në kategorinë e katërt

Delo.autor

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Nuk bën pjesë në planet e PSG-së, Atletico Madrid nis kontaktet për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment