Futboll Sport

“E DI SA E VËSHTIRË ËSHTË PËR TY”/ Ish-gruaja e Dani Alves i publikon letrën e nisur nga burgu: Gjithnjë me ty, të dua

Joana Sanz ka surprizuar ndjekësit e saj këtë të premte, duke ndarë me ta një letër që Dani Alves ia ka shkruar nga brenda burgut. Ajo e ka bërë këtë duke përfituar nga koncerti që Rauë Alejandro dha mbrëmë në “Palau Sant Jordi” të Barcelonës.

Në fakt, së bashku me shkrimin, modelja nga Tenerife, gruaja e futbollistit brazilian të burgosur që prej 23 janarit me akuzën e përdhunimit të një 23-vjeçareje, ka ndarë një fragment të rëndësishëm të këngës që portorikani sapo i ka kushtuar ish-it, Rosalía. Kjo është letra e plotë e Dani Alves për të nga burgu:

“Në gjithë këtë çmenduri mësova se dy janë më mirë se një… Kur njëri bie, tjetri e ngre, kur njëri ka ftohtë, tjetri e ngroh. Kështu jemi ne, faleminderit për rezistencën, faleminderit që nuk hoqe dorë nga unë! Gjithmonë thoja se je ajo që kam ëndërruar, por tani them se je më shumë se sa mund të ëndërroja.

View this post on Instagram

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)
E di që nuk të pëlqen vetmia, e di sa e vështirë është e gjitha kjo për ty, por gjithçka do të kalojë, do të bëhemi më të fortë së bashku. Është e pabesueshme që kam akoma ‘flutura në stomak’ kur të shikoj, është e pabesueshme që ndjej kaq shumë dashuri për ty…. por është edhe më e pabesueshme të dish që je aty për t’i kthyer të gjitha këto. Çfarëdo, kurdo. Gjithmonë me ty, të dua përgjithmonë”.

Letra e publikuar është duartrokitur më së shumti nga ndjekësit e Joana Sanz në rrjetet sociale, të cilët sigurojnë se “dashuria mund të bëjë gjithçka”. Të tjerët, përkundrazi, nuk e kuptojnë sesi ajo mund të vazhdojë në krah të futbollistit, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Bylis. Rezultati 2-1

Delo.autor

LEGJENDA E MANCHESTER UNITEDIT/ Ryan Giggs: Nuk më pëlqente Viera sepse ishte i pisët dhe pa…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Vendoset baraspesha në Mynih, mbrojtësi i Portugalisë shkakton autogol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment