Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË NË “REDI MALOKU”/ Krutanët mposhtin Luftëtarin, i falen penalltisë

Kastrioti ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 1-0 në sfidën e zhvilluar në “Redi Maloku”, të vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.  Goli i Herald Markut me 11-metërsh në minutën e 26-të i dha fitoren skuadrës krutane.

11-metërshi u fitua nga braziliani Roxher, i cili përfitoi nga dalja e gabuar e portierit Ruçi, e cila i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Ahmatajt. Në minutat e fundit të ndeshjes u regjistruar edhe një moment i dyshimtë, teksa Dunga, gjeti rrugën e rrjetës, por u anulua nga gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje.

Me triumfin e sotëm Kastrioti u ngjit në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të 8-të. Ndërkohë Luftëtari mban vendin e 7-të me 34 pikë.

Related posts

BARCELONA-SOCIEDAD/ Messi titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E diela ditë feste në Francë, koncerti i Beyonce dhe finalja e Botërorit

Isa.Autor

I FORMUAR NË AKADEMINË E JUVENTUSIT/ Kamza prezanton afrimin e fundit në merkato

Isa.Autor

Leave a Comment