Futboll La Liga Sport

TRIUMFUAN NDAJ ATLETICOS/ Ja si Neymar feston titullin e “Katalanasve” në Instagram (FOTO)

Neymar, që është gjithmonë i përfshirë në aludimet mbi një rikthim të mundshëm te Barcelona, ose për një transferim te Real Madrid, mbrëmjen e të shtunës festoi performancën fantastike të Messit dhe Luis Suarez në fitoren 2-0 ndaj Atletico Madrid.

Një fitore kjo që afron katalanasit shumë pranë titullit kampion në La Liga, me skuarën e Simeones që tashmë është 11 pikë pas ekipit blaugrana.

Ishte Luis Suarez, ai që pas ndeshjes postoi në Instagram një foto të tijën përkrah argjentinasit Messi duke festuar 3 pikët e arta, shoqëruar me diçiturën: “VAMOSSSSS. Ekip madhështor”, duke shtuar edhe emoy.

Pikërisht mbi këtë foto mbërriti edhe komenti i Neymar: “grandes” (gjigantë) të shoqëruar me zemër dhe duartrokitje. Një mesazh i qartë ky i brazilianit për shokët e ngushtë dhe ish-ekipin e tij.

Për pasojë, të shumtë ishin ndjekësit e Luis Suárez në rrjetin social që reaguan ndaj komentit të Neymar duke i kërkuar të rikthehet Barcelona, sikurse dhe të tjerë që e sulmuan për transferimin te PSG.

Related posts

ARRIHET MARËVESHJA/ Milan firmos për 16 milionë euro me mesfushorin 21-vjeçar…

Delo.autor

Leo Messi e mposht ish-yllin e Realit, bëhet asistuesi më i mirë në histori të La Ligës

Q.Autor

Sabrina Raissa lë “me gojë hapur” tifozët brazilian të Coritibas

Sadik.Autor

Leave a Comment