Futboll Premier League

NUK NDANË DOT MENDJEN/ ​Mourinho: Manchester United nuk i duhet një…

Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka kundërshtuar deklaratat e tij para një javë, tani duke thënë se skuadrës së tij nuk i duhet një mrekulli për ta zënë një vend kualifikues për Ligën e Kampionëve në Premierligë.

Manchester Unitedi i humbi dy pikë të rëndësishme në ndeshjen e së shtunës kundër Southamptonit, e cila përfundoi me rezultat 2-2. Për ta fituar këtë pikë, skuadra e Mourinhos u detyrua ta përmbyste rezultatin pasi që brenda 20 minutave të parë, ishte duke humbur 2-0.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi e Premierligës pa fitore për Manchester Unitedin, duke mbetur kështu plot 16 pikë larg liderëve dhe rivalëve të qytetit, Manchester Cityt, të cilët e kanë filluar sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme, për dallim nga fqinjët e tyre.

Ky rezultat bëri që “Djajtë e kuq” të mbesin tetë pikë larg vendit të katërt, kualifikues për Ligën e Kampionëve, dhe Mourinho raportohej se kishte thënë për televizionin brazilian RedeTV se do të ishte një mrekulli nëse skuadra e tij kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Tani, Mourinho e ka distancuar veten nga këto komente dhe ka thënë se skuadrës së tij nuk i nevojitet një mrekulli për ta arritur këtë synim, por një ecuri e mirë e fitoreve.

“Nuk e di nëse kam thënë apo jo, por nëse e kam përdorur atë fjalë [mrekulli], atëherë nuk mendoj aspak ashtu. Ne jemi tetë apo nëntë pikë larg vendit të katërt, diçka e tillë, nuk mendoj se na duhet një mrekulli”, ka thënë Mourinho.

“Na duhet një ecuri e mirë e rezultateve, të mos i humbasim pikët të cilët duhet t’i fitojmë. Javën e kaluar, para ndeshjes kundër Crystal Palace, thashë se qëllimi im është që deri në fund të dhjetorit të përfundojmë në top katërshe. Ky qëllim ka ndryshuar tani”.

“Nuk na duhet një mrekulli, aspak. Na duhet të mos jemi kaq të pafat me problemet që i kemi, na duhet që disa lojtarë të performojnë më mirë se sa që janë duke e bërë tani. Duhet të performojmë më mirë si skuadër, e nuk na duhet një mrekulli”.

Related posts

NË KRUJË KA HARMONI/ “Zgjohu se ke ditëlindjen”:Te Kastrioti shpërthen festa (VIDEO)

Isa.Autor

I DOLI SKANDALI SEKSUAL/ Klubi i Sadikut e Bares masë ekstreme për trajnerin (VIDEO)

Delo.autor

KYLIAN MBAPPE RIKTHEHET ME ASIST/ Neymar ngre peshë sërish Parisin, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment