Futboll Sport

ÇFARË DREDHIE NË FUTBOLL/ Titullari zëvendësohet pas 13 sekondash (VIDEO)

Ndodhi në Estoni, është për rekord “guinnes”. Po flasim për një zëvendësim pas 13 sekondash. Mund të shihet ndonjëherë në basketboll, por shumë rrallë në futboll. Dhe “viktima” është Lauri Suup, lojtari i datëlindjes 2004. Gabimet? Asnjë. Aspak. Për zëvendësimin u ra dakord para ndeshjes.

Në Ligën Estoneze ekziston një rregull që detyron secilin klub të aktivizojë të paktën dy lojtarë, të cilët janë rritur në sektorin e të rinjve. JK Nomme Kalju, për ndeshjen kundër Levadia, megjithatë, kishte shumë mungesa, për shkak të Covid-19. Kësisoji, trajneri vendosi ta hedhë në fushë të riun Suup që nga fillimi, në mënyrë që të mos thyente rregullin. Më pas e zëvendësoi atë pas 13 sekondash, duke aktivizuar ukrainasin Khomutov, i cili e kishte bërë nxehjen me titullarët. Një ndryshim i planifikuar, një dredhi për të “dribluar” rregullin.

Sidoqoftë, zëvendësimi në fjalë nuk pati shumë efekt. Kalju humbi 2-1 dhe përplasja direkte për vendin e dytë u fitua nga Levadia. Ai që bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe të mediave të botës ishte zëvendësimi vetëm pas 13 sekondash. Një titullar (startues), që qëndron kaq pak në fushë, vështirë të gjesh tjetër.

Related posts

“DIVORC” TOTAL MES STRAKOSHËS DHE LAZIOS/ Igli Tare hedh sytë për portier te ekipi ku u transferua Muriqi

Delo.autor

MBYLLET JAVA E 27 NË SUPERIORE/ Teuta nuk e lëshon “fronin”, Partizani ngjitet i dyti. Ja renditja…

Delo.autor

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Ja premtimi i madh që Guardiola i bën lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment