Futboll Ligue 1 Sport

UDHËTIMET E NEYMARIT KËTË PERIUDHË/ Ish mjeku i PSG-së: Për dëmtimin i vetmi rrezik është…

Parashikimi se kur mund të rikthehej në fushë ishte dhjetë javë. Kështu thanë në fillim mjekët, kur Neymar u dëmtua në një ndeshje të Kupës së Ligës, më 23 janar. Tashmë, ylli brazilian shpreson të luajë në finalen e Kupës së Francës, më 27 prill, kundër Rennes, pothuajse tre muaj pasi e ndoqi fati i keq kundër Strasburgut.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, Neymar ka qenë shumë aktiv në udhëtime e lëvizje, ndryshe nga sa pritej. Fillimisht udhëtoi drejt Barcelonës për të kryer injeksione të plazmës, pastaj shkoi në Brazil, ku mori pjesë në karnavalet atje, u kthye në Paris, pastaj në Madrid…

Neymar nuk pranoi t’i binte rrugës për shkurt, pra të operohej, por vendosi që të mos e mbështeste këmbën si duhet në tokë, duke e zgjatur më shumë si kohë riaftësimin. Ish-mjeku i PSG dhe i ekipit kombëtar francez, Alain Simon, foli për udhëtimet e Neymar në këtë periudhë. Për “L’Équipe”, ai nënvizoi:

Për shërimin e dëmtimit të brazilianit nuk kanë ndikim këto udhëtime. I vetmi rrezik i mundshëm është ndonjë edemë apo problem i enëve të gjakut. Barcelona është 1 orë e 30 minuta larg Parisi, ndaj nuk mund të flasim për kësi rreziqesh. As udhëtimi drejt Brazilit nuk përbënte shqetësim, me kushtin që ta mbante këmbën në një çorape specifike për kësi rastesh”

E njëjta media e njohur franceze ka bërë një monitorim të plotë të udhëtimeve të brazilianit që nga dita kur u dëmtua e deri më tani. Bëhet fjalë për një total prej 15 udhëtimesh të njohura, që arrijnë distancën prej 39.498 km. Për ta vënë në kontekst këtë distancë, “L’Equipe” kujton se një udhëtim nga ajri, përreth tokës, është 40.067 km.

Udhëtimet e tij kishin këto destinacione: Barcelonë, Brazil (pas zbarkimit në Rio, Neymar shkoi në Salvador de Bahia dy ditë për të parë karnavalet, u kthye në Rio për të njëjtën arsye), Paris, Katar, Madrid, Porto, Panama dhe Milano.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve, Kanë startuar 2 supersfidat në Mynih dhe Barcelonë

Delo.autor

Kamza me sytë nga derbi, për të rigjetur ritmin dhe për të larguar hijen e rënies

Sadik.Autor

Përjashtimi i peshëngritjes, Qerimaj akuzon rëndë: Drejtuesit e KOKSH-it janë militantë të LSI

Sadik.Autor

Leave a Comment